26.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Seanca e radhës për Gërdecin, Mihal Delijorgji refuzon të dëshmojë

Në seancën e sotme në procesin ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”, u paraqit si i thirrur nga SPAK Mihal Delijorgji, ish-administrator i kompanisë “Alba Demil”. Ai refuzoi të dëshmojë në gjyq duke shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji.

Më pas avokatët dhe prokuria kërkuan që të administrohen në dosjen gjyqësore dëshmitë e dhëna më herët prej tij si person nën hetim dhe i pandehur. Edhe në këtë seancë, nuk u paraqit Anjola Agolli, ish sekretare e ministrisë së Drejtësisë, Denis Hajdari dhe Luan Hoxha.

Për Denis Hajdarin prokuroria kërkoi shoqërimin e detyrueshëm pasi ka marrë dijeni dhe nuk është paraqitur. Denis Hajdari ka qenë specialist në Ministrinë e Mbrojtjes, anëtar i komisionit të çmimeve, të municioneve dhe të kategorizimit të municioneve. Ndërsa për Anjolla Agollin e Luan Hoxhën të vijojë kërkimi. Në seancë Fatmir Mediu i kërkoi Gjykatës të sqaronte vendimin që ka marrë për mënyrën e marrjes së dëshmive të shtetasve amerikan, me videokonferencë, ndërsa gjykata tha se deri më tani është në fuqi vendimi që dëshmia e tyre të bëhet me letërporosi.

‘‘Ky proces ka nevojë për ti shkuar procesit nëpërmjet pyetjeve. Vetë kërkuan. Drejtësia amerikane ka ofruar mundësinë që të pyetem nëpërmjet video konferencës. Prokuroria s’po jep asnjë lloj të dhënë të re për procesin. Besoj në gjithë këtë proces mos përgjigja tregon qartë se prokuroria i ka sjellë si dëshmitarët formal pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën.’ – tha Mediu, pas përfundimit të seancës.

Seanca e radhës u caktua me 9 prill në orën 9.

Raporti i Shkëlzen Berishës me Delirogjin

Biznesmeni Mihal Deliorgji, është biznesmeni që merrej me infrastrukturën e demontimit në Gërdec. Në orën 12:10 të 15 marsit 2008 shpërtheu fabrika në Gërdec dhe tragjedia ishte në zhvillim e sipër. Pas shpërthimit në Gërdec, mes personave të parë që ka telefonuar pronari i “Albademil” Mihal Delijorgji që merrej me demontimit, është Shkëlzen Berisha. Sipas tabulateve telefonike, Delijorgji i ka telefonuar Shkëlzen Berishës në orën 12:48 dhe biseda ka zgjatur 54 sekonda. Faktet dhe rrethanat tregojnë se Mihal Delijorgji dhe Muhamet Hoxha (baxhanaku i Sali Berishës) ishin të besuarit e Shkëlzenit në biznesin e Gërdecit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...