6.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Nga dashuria te karriera, si do të jetë viti 2022 për secilën shenjë

Horoskopi kinez bazohet në një cikël 12 vjeçar, ku çdo kafshë përfaqëson një vit të caktuar. Shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes.

Burbuqe Spahiu, drejtoresh ekzekutive e Shoqatës Kulturore Alb- China ka bërë një përshkrim të shkurtër për secilën shenjë. Ajo ka treguar se si do të jetë viti 2022 për të gjithë personat kuriozë.

Tigri: Është mbreti i kafshëve. Personat që kanë lindur në këtë shenjë janë të guximshëm. Kërkojnë disiplinë ndaj vetes dhe të tjerëve. Ky vit do të jetë sfidues, i suksesshëm për personat e lindur në shenjën e tigrit, por duhet të jenë modest dhe të kenë sjellje diplomatike. Janë të talentuar, dallohen për personalitet karizmatik. Ka një nevojë intensive për të shpenzuar energjitë e tij të pashterëshme. Ky vit do të jetë ideal për çiftet që do të martohen dhe për personat single viti i tigrit ka parashikuar takime fatsjellëse, do të gjeni gjysmën e mollës. Çdo kompani do të ishte me fat të kishte një tigër pjesë të saj.

Miu: Personat e lindur në shenjën e Miut janë dinamik, me personalitet pozitiv. I ndihmojnë ata që të jenë ambicioz dhe kërkues për të realizuar objektivat e tyre. Janë pasionant, nuk mund të rrinë shumë gjatë vetëm. Janë kuriozë dhe inteligjent. Ky vit do të sjellë mundësi për karrierë dhe dashuri. Për të pasur një jetë të shëndetshme, duhet të hani mëngjes dhe duhet të shtoni ushtrimet dhe palestrën.

Bualli: Personat e lindur në shenjën e Buallit kanë një dashuri të pamatë për familjen. Jeta e tyre nuk do të kishte kuptim pa praninë e familjes. Janë besnikë, kujdesen shumë për edukimin e fëmijëve, janë pak xheloz dhe posesiv. Ky vit për ta do të jetë sfidues. Ata gjithmonë duan të jenë kapiten të familjes.

Lepuri: Personat e lindur në shenjën e lepurit, janë me këmbë në tokë. Janë krijues. Lepuri kërkon rrugë të sigurta dhe të qeta për jetën e tij personale. Lepuri i kërkon të gjitha, stabilitetin, studimet, artin dhe jetën shoqërore. Ambicioz, i talentuar, i matur, lepuri është një shkrimtar i lindur.

Dragoi: Në zodiakun kinez nuk ka person më madhështor se ai i shenjës së Dragoit. Në këtë vit do t’ju buzëqesh fati. Personat e shenjës së Dragoit rrallë u thonë jo, festave me shkëlqim dhe me një stil të pasur. Pamja krenare e Dragoit të ngjallë më tepër admirim se zili. Gjykimet e dragoit janë të thella, të drejtpërdrejta po i mungon diplomacia.

Gjarpri: Ka një fuqi të madhe joshëse këtë vit, falë bukurisë, sensualitetit dhe inteligjencës. Gjarpri pret shumë nga partneri i tij, këtë vit do të ndriçojë, madje thuhet që këtë vit ka shqisën e gjashtë. Do t’i hapen rrugët e karrierës, në politikë, biznes dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Kali: Personat e lindur në shenjën e Kalit janë miq ideal. Është shumë i shpejt dhe kanë shumë efektivitet në punë. Gjatë takimeve të tij të këtij viti do të ketë audienca të mëdha që do të duartrokitet me ngrohtësi. Në dashuri kërkon indipendencë, disa herë kërkon të bëjë valixhen gati për të ikur.

Dashi/Dhia: Dashi është shenja e artit, dashurisë dhe natyrës. Cilësitë kryesore të tij janë qetësia dhe inteligjenca. Dashi është një person miqësor, simpatik dhe me një rreth të gjerë miqësie. Ai përgjithësisht, ruan humorin dhe optimizmin për ata që i konsideron të denjë.

Majmuni: Personat e lindur në shenjën e Majmunit kanë personalitet. Janë të shkathët dhe plot ide. Kanë një talent të veçantë për të zbuluar ngjarjet përpara se ato të ndodhin. Janë të karikuar në çdo moment për të parë çfarë ndodhin në Facebook, Tëitter dhe Instagram.

Gjeli: Gjeli është shenja më elegante e zokiakut kinez. Nëse një ditë ju rastis në rrugë të shikoni duke ecur në trotuar, një njeri sharmant, fashion, i veshur me stil, që ecën me krenari. Ju sapo keni hasur një person të shenjës së Gjelit. Ka personalitet rrezatues, kudo të magjepsë me vizionin e tij. Kur bëhet fjala për punën e tij, ai ka aftësi të shkëlqyera menaxhuese. Në këtë vit do të jeni të bekuar dhe me fat. E verdha, kafja dhe ngjyra e artë do të jenë ngjyrat me fat.

Qeni: Personat e lindur në këto vite janë besnik, miqësor dhe inteligjentë. Ata nuk i braktisin kurrë miqtë, familjen dhe punën. Qeni është një shenjë që urren padrejtësinë, ndihmon gjithmonë njerëzit në nevojë. Merret shumë me çështjet humanitare, janë shumë të dashur, por nuk i durojnë dot ato që i vlerësojnë. Meret me shumë vepra bamirësie. Ngjyrat me fat janë jeshilja, e kuqja dhe lejlaja. Rekomandohet të ushtrojnë joga.

Derri: Personat e lindur në shenjën e Derrit janë të bekuar dhe të përqafuar nga fati. Janë persona tolerant, që çmohen nga të tjerët për mirësinë dhe bujarinë e tyre. Janë persona trendi dhe kanë nevojë të ndjehen të dashuruar. Janë të durueshëm dhe kërkojnë më të mirën për të gjithë. Kjo i bën të jenë mësues të mirë dhe trajner të talentuar. Shpenzojnë shuma të mëdha për të jetuar sa më mirë. Personat e shenjës së Derrit mburren me shëndetin e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT