Në një diskutim televiziv, Kozak Braçi, një influencer i famshëm në TikTok, tregon për përvojën e tij në këtë platformë dhe si fitohen paratë aty.
Ai shpjegon se, në fakt, u bë i famshëm fillimisht duke nisur një emision në Instagram dhe duke bërë intervista nga estrada.
Kur pyetet se si u bë i njohur në TikTok, ai thotë se ka pasur disa video që janë bërë virale dhe kjo i ka rritur famën. Në lidhje me fitimin në TikTok, Braçi thotë se ka njerëz që fitojnë shuma të mëdha duke bërë idiotësi dhe ai vetë ka marrë shuma të konsiderueshme në disa raste.
Megjithatë, ai pranon se ka patur edhe momente të vështira, duke u sulmuar dhe sharë nga disa përdorues në platformë. Ai thekson se kjo është një gjë e zakonshme për influencerët dhe që ka nevojë për një formë të mbrojtjes nga policia.
Gjithashtu, ai tregon se pas përfundimit të transmetimit në TikTok, i kushton kohë familjes dhe punës së tij në emision. Në lidhje me pyetjen nëse është arrestuar ndonjëherë, Braçi pohon se është thirrur për një video para gjashtë vjetësh, por nuk ka pasur pasojë serioze nga ajo situatë.
Kozak Braçi: Nuk jam bërë i fashmshëm në Tik Tok, jam bërë i famshëm duke nisur emision në Instagram. Kam bërë intervista edhe nga estrada.
Ylli Rakipi: Po në Tik Tok si erdhe ti?
Kozak Braçi: Ja siç po flas tani më marrin dhe më bëjnë viral.Ylli Rakipi: Thonë që fitojnë para shumë të madhe në Tik Tok. Sa fiton ti?
Kozak Braçi: Tani fitojnë edhe njërëz që nuk njihen fare, bëjnë idiotësira edhe fitojnë, na del edhe nami ne të tjerëve. Ka lek, kanë fituar shumë lek njerëzit. Ka patur muaj që kam marrë edhe 50-60 mijë dollarë nga Tik Toku.Ylli Rakipi: Pashë disa video të tuat, edhe ti shan aty.
Kozak Braçi: Ja unë jam në emision serioz tani. Unë hyj në live edhe më sulmojnë, më shajnë familjen, nënën, fëmijën, edhe unë njeri jam, është gjë normale. Edhe ti po të jesh live në Tik Tok, mund të acarohesh edhe të shash. Tani unë njeri me gjak jam. Unë njihem si Kozaku i intervistave.Ylli Rakipi: Mos ndodh se ju bien shikimet këto?
Kozak Braçi: Jo këtu duhet të ketë një polici që të merret me këtë dhe mos shajnë, gjashtë veta janë që janë budallenj dhe bëjnë nga këto gjëra. Duhet të dalë shteti dhe ti marrë.Ylli Rakipi: Sa kohë rri ti në Tik Tok?
Kozak Braçi: Një orë rri unë.
Ylli Rakipi: Po pjesën tjetër cfraë bën ti?
Kozak Braçi: E kaloj më familjen, nusen, djali.
Ylli Rakipi: Merresh me gjë tjëtër? A ke hobi tjetër?
Kozak Braçi: Emisionin, kjo është puna ime.
Ylli Rakipi: Më thanë që ty të kanë marrë edhe njëherë peng. Është e vërtet kjo?
Kozak Braçi: Po ja kështu për këto punët, jo më shau, jo të shava. Nuk është kollaj të shash tjetrin aty, ka probleme kur shan. Ky stan këtë bulmet ka.
Anaid Kaloti: Të kanë arrestuar ndonjëherë?
Kozak Braçi: Më kanë thirrur për një video që më kanë bërë mua para gjashtë vjetësh, që nuk kam qenë as i famshëm. Mi nxjerrin për të më sulmuar, të marrin famë. Policia normale ka bërë punën e vet dhe ka mbaruar aty, është gjë normale.