12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Nga PD në PS” — Manjola Nikollo, ish-kryetarja e demokratëve në Sarandë, emërohet nënkryetare bashkie, debati me Ina Zhupën

Një tjetër lëvizje politike trondit kampin blu. Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, është emëruar nënkryetare e Bashkisë Sarandë, që drejtohet nga socialisti Oltion Çaçi.

Kalimi i saj vjen menjëherë pas emërimit të ish-deputetes demokrate Zheni Gjergji në krye të Spitalit Rajonal të Elbasanit, duke shënuar një tjetër largim nga radhët e opozitës drejt mazhorancës.

Nikollo kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së PD-së në Sarandë për të marrë pjesë në primaret e partisë, por pas humbjes u tërhoq edhe nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.

Në muajt e fundit, marrëdhëniet e saj me strukturat e PD-së ishin përkeqësuar ndjeshëm. Ajo kishte akuzuar publikisht deputeten Ina Zhupa për “ndërhyrje dhe diktat” në vendimmarrjet e degës lokale, duke folur për “komplot” ndaj saj.

“Modeli im i punës nuk ka të bëjë me diktate provinciale apo intriga dinake,” – kishte shkruar Nikollo, pasi u shkarkua nga drejtimi i degës.

Sot, ish-kryetarja demokrate është pjesë e administratës së majtë, duke iu bashkuar listës së zyrtarëve që kanë braktisur PD-në për të marrë detyra në institucionet vendore të drejtuara nga Partia Socialiste.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...