8.5 C
Tiranë
Thursday, November 21, 2024
spot_img

Ngarjet në Kuvend/ Betohen 2 deputët e rinj, PD ulet këmbëkryq jashtë Kuvendit, tensione në seancë

Deputetët e përjashtuar të PD kanë mbërritur në Kuvend dhe ksnë tentuar të futen në sallë.
Ndërkohë, Garda nuk i ka lejuar.

Flamur Noka tha në një prononcim për mediat se nuk i përjashton dot ‘narkosi’ por vetëm vota e qytetarëve.

Noka: Çdo kuvend ka mision, të përcjellë zërin e zgjedhësve dhe ne atë detyrë kemi. Na përjashton vetëm populli e vota, s’na përjashton dot askush pavarësisht dëshirave të narkos apo 5 mln eurove të doganave.

Dogjani: Mos u përdorni nga Rama. Diktaturë, turp.

Andrea Mano dhe Erjon Meka marrin mandatet e Ervin Salianjit dhe Jurgis Çyrbjas Dy deputetët e rinj, Andrea Mano dhe Erjon Meka u betuan në Kuvend.

Mano do të zërë vendin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianjit, pas dënimit të tij me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.

Ndërkohë, Meka do zërë vendin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua për lidhje me bandat kriminale në Durrës.Deputetët e Partisë Demokratike kanë nxjerrë jashtë salle karriget e Kuvendit.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë hequr dorë nga përplasja me Gardën dhe nuk kanë tentuar të futen në sallë.

Ata janë ulur këmbëkryq në tokë, me në krye Flamur Nokën, i cili mban veshur bluzën ‘Free Berisha’.

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila tha se janë gati që të ulen në karrige me opozitën për të dialoguar.Por, Bardhi e akuzoi Spiropalin si zëdhënëse të Pëllumb Gjokës.“Kush e kishte bërë këtë? Pëllumb Gjoka? S’kam qenë në burgun e Fierit që ta takoj, i paska transmetuar një mesazh zonjës, me Pëllumb Gjokën dhe zëdhënësit e tij nuk komunikojmë, ne jemi përballë krimit të organizuar”, tha Bardhi.

Në seancën e sotme plenare në Kuvend nuk kanë munguar as debatet. Deputeti i pavarur Agron Shehaj është përplasur në Kuvend me kryeparlamentaren Elisa Spiropali.

Elisa Spiropali: Keni kërkuar fjalën për cilën arsye për replikë? Po ju pyes pse e keni kërkuar fjalën?Agron Shehaj: Për procedurëElisa Spiropali: Për procedurë apo për replikë? Është për të njëjtën çështje

Agron Shehaj: Zonja kryetare, (I fikin mikfrofonin dhe flet i revoltuar nga vendi)

Elisa Spiropali: E keni marrë disa herë fjalën për procedurë për të njëjtën çështje

Agron Shehaj: Po bëheni qesharakë

Elisa Spiropali: Se kush është qesharak e gjykon publiku. Mos mu drejtoni mua flisni për procedurë

Agron Shehaj: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, Keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancës

Elisa Spiropali: E doni fjalën apo jo?

Agron Shehaj: Do më lejoni të flas Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës, nuk mund të përjashtoni

Elisa Spiropali: Ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal. Nuk impresionohem nga këto poza. Jam kryetarja e Kuvendit dhe ju kam dhënë fjalën.Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka treguar në Kuvendin e Shqipërisë arsyen se pse u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme.

Në një replikë ndaj demokratit, Enkelejd Alibeaj në seancën plenare në Kuvend, Qefaliaj tha se në SPAK u thirr për të dëshmuar për 21 Janarin.Qefalia iu drejtua Alibeajt, duke i thënë se në SPAK i kanë treguar një foto, duke e pyetur ‘A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?’.“Jo jo i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda. Enkelejd, isha në SPAK dhe dëshmova për 21 Janarin. Po ajo që më habiti, ishte se më thanë për një fotografi, më thanë ‘A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?’. Jo jo i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda. Zotëri, se sa herë ndërron ngjyrën ti, herë Lul, herë Berishë, herë 1912, ti mbetesh Enkelejdi, që vjen tani dhe të ka ardhur zëri pasi ikën këta për të folur. Ne do i përgjigjemi SPAK-ut se kemi besuar të drejtësia, një drejtësi që do vendoset për të gjithë. Te ajo fotografia nuk ishe ti, se ishte veshur me një formë tjetër, ishe mbyllur atje brenda të ajo kështjella që vratë dhjetëra demonstrues”, tha deputeti socialist

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT