10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

‘Ngatërresa’ e shkresave nxjerr në liri të dënuarin, drejtuesit e lusin të kthehet, ai ia mbath jashtë vendit

Burgu i Vlorës është shndërruar në një institucion me dyer të hapura, ku po dalin të burgosur pa vendim.

Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksi ku për shkak të ndërrimit të emrave dhe dokumenteve, autorë të veprave penale përfundojnë të lirë.

Sipas denoncimit me urdhër të eprorit të IEVP Vlorë “ngatërresat” në shkresa po lirojnë njerëz nga burgu.

Konkretisht bëhet fjalë për një zhvillim të javës së fundit, ku një shtetas identifikuar si Simon Leskaj, i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh edhe pse do duhej të ishte nën masën e sigurisë arrest me burg, rezulton në liri.

Madje burime bëjnë me dije se shtetasi në fjalë tashmë gjendet jashtë kufijve të Shqipërisë.

Informacione nga brenda burgut të Vlorës tregojnë se shkak i lirisë Leskajt kanë qenë disa ngatërresa në llogaritjen e ditëve dhe emrin e të dënuarit.

Sipas denoncimi pasi informacioni për daljen Leskajt është mësuar kreu i burgut të Vlorës Ëngjëllush Avdulaj ka nisur lëvizjet duke kërkuar rikthimin në qeli të tij, madje duke përdorur në mënyrë të heshtur edhe policinë e Shtetit. Por pa u bërë zhurmë dhe pa u marr vesh.

Madje sipas denoncuesit ka patur edhe diskutime me Leskajn duke i kërkuar rikthimin në qeli, por ky i fundit nuk ka pranuar deri tani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...