14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ngjarja e rëndë në Sukth: Gruaja kryen vetëvrasje pas bullizmit në “TikTok”

Një 41-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, ka kryer vetëvrasje pasi u bullizua në rrjetin social “TikTok”.

Gruaja u gjet pa ndjenja në shtëpi nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 2 janarit 2024, pasi kishte përdorur fotoksinë. Përkundër tentativave për ta shpëtuar në spitalet e Durrësit dhe Tiranës, ajo nuk mundi të mbijetojë.

Ngjarja ka filluar kur në rrjetin social “TikTok” u hap një llogari me identitet fals, ku u postua një foto denigruese e gruas, shoqëruar me fjalë të rënda. Gruaja dhe familja e saj kanë bërë kallëzim në polici, dhe kanë zbuluar se pas kësaj llogarie qëndronte një familjare e tyre, kushërira e viktimës.

Përderisa ata e kanë denoncuar këtë veprim në polici dhe kanë identifikuar fajtoren, bullizmi vazhdoi, ndikuar negativisht në gjendjen shpirtërore të 41-vjeçares. Gjatë kësaj periudhe të vështirë, ajo kishte shprehur disa herë dëshirën për të kryer vetëvrasje. Familja thotë se kushërira e viktimës kishte bërë veprime të ngjashme edhe me familje të tjera.

Kjo kishte bërë që gjendja e 41-vjeçares të rëndohej ditë pas dite. Madje, gjatë gjithë periudhës nga denoncimi deri në ngjarjen e pak ditëve më parë, 41 vjeçarja i kishte thënë herë pas here të birit se do të kryente vetëvrasjen.

“Sepse jam nuse në familjen … dhe për nder rroj”- ishte shprehur ajo, sipas dëshmisë së të birit 21-vjeçar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Toni Bollati: “Jam aq i lumtur për zgjedhjen e Selin sa nuk mund ta...

0
Babai i Selin Bollatit, Toni Bollati, ka folur përmes një lidhjeje telefonike në “Fan Club”, duke komentuar momentet më të forta të vajzës së...

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në...

0
Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin...

Kina: “Do të luajmë rol konstruktiv për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme”

0
Pas thirrjes së presidentit Donald Trump që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Kina ka njoftuar se do të angazhohet...

“Çfarë viktime bën ti i shkreti?” – Debati tensionuar mes Mateo dhe Rogerti

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes banorëve Mateo dhe Rogerti në oborrin e shtëpisë, duke përfshirë edhe Miri dhe më pas ndërhyrjen e...

“Më sulmoi seksualisht në jahtin e tij” – Viktima e Epstein rrëfen përfshirjen e...

0
Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që...