14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ngjarja në Astir: Shoqet e 21-vjeçares dëshmojnë përsëri

Shoqet e 21-vjeçares, që u kyç brenda në apartamentin e marrë me qira në Astir, Tiranë, kanë dëshmuar sërish përpara Policisë. Ato kanë shpjeguar se kanë shkuar me dëshirë në apartament, pasi u kishte thirrur shoqja e tyre për të kaluar kohë me 5 djemtë. Ndërkohë, ndaj të rinjve të shpallur në kërkim janë shtuar akuza të tjera, përfshirë shitjen dhe prodhimin e narkotikëve, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje të 21-vjeçares në apartament pa dëshirën e saj.

Personat e shpallur në kërkim janë: Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho dhe Anduel Alia. Policia po i kërkon këta individë, ndërsa një ditë më parë, 21-vjeçarja kishte dhënë një version të ndryshëm në lidhje me ngjarjen. Ajo kishte deklaruar fillimisht se ishte mbajtur kundër dëshirës në apartament, por gjatë dëshmisë së dytë, ajo pranoi se kishte shkuar atje vetë dhe se nuk ishte dhunuar. Megjithatë, ajo ka theksuar se ka pasur frikë kur ka parë se një nga djemtë kishte armë.

Vajza ka treguar se ka njohur Joni Sadikaj një ditë më parë në një lokal dhe ai i kishte kërkuar të merrte disa shoqe për të kaluar natën me ta. Ajo ka pohuar gjithashtu se kanë qëndruar në apartament gjatë gjithë natës duke konsumuar kokainë.

Sipas burimeve nga policia, të shpallurit në kërkim kanë precedentë penalë. Joni Sadikaj ka pasur probleme me ligjin më parë, duke u arrestuar në vitin 2017 për tentativë trafikimi të 1.3 ton kanabis dhe në vitin 2022 për armëmbajtje pa leje.

Alarmi për ngjarjen u dha nga telefonata e Sajma Qordjas, e cila e frikësuar nga mos përgjigjja e vajzës së saj, kërkoi ndihmën e policisë. Forcat speciale RENEA ndërhynë me litarë nga tarraca e pallatit dhe e hapën derën për të shpëtuar vajzën. Në dy apartamentet e marra me qira, policia gjeti dy armë zjarri dhe mbetje kokaine, si dhe sende personale të personave të shpallur në kërkim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...