10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Ngjarja në burgun e Peqinit/ avokati ngre alarmin : ‘Në Shqipëri masat merren pasi ka ndodhur ngjarja’

Në një ngjarje të tronditshme të ndodhur të premten, më 15 dhjetor, në burgun e Peqinit, një vrasje e mirëorganizuar ka shpërthyer, duke lënë një të burgosur të vrarë dhe një efektiv të plagosur. Sokol Mjacaj, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015, dyshohet se ka kryer vrasjen e një të burgosuri, Arben Lleshit, dhe plagosjen e një tjetri, Indrit Shaqes, të cilët gjithashtu vuajnë dënimin me burg përjetë.

Avokati Arbër Hoxha ka bërë thirrje për zbatim të rregullave dhe kontrolleve periodike brenda burgut për të parandaluar ngjarje kriminale të tilla. Ai ka theksuar se nëse Sokol Mjacaj bashkëpunon me drejtësinë, ekziston mundësia që të rishikohet dënimi i tij nga burgimi i përjetshëm në 35 vjet. Avokati shpreson se ky incident do të sjellë një rishikim të masave të sigurisë brenda burgjeve dhe ndërgjegjësim mbi rëndësinë e zbatimit të rregullave dhe procedurave për parandalimin e ngjarjeve të tilla të dhunshme brenda institucioneve korrektuese.

“Në Shqipëri masat merren pasi ka ndodhur ngjarja kriminale. Nëse do ishte zbatuar ligji dhe do kryheshin kontrolle periodike siç e kërkon ligji dhe nëse shërbimi i informativ brenda burgut do funksiononte ngjarja mund të ishte shmangur. Nuk jemi vetëm në kuadër të shpërdorimit të detyrës.

Nëse Mjacaj bën një marrëveshje bashkëpunimi, gjykata e lartë dhe kushtetuese nuk janë shprehur, mund të ketë një rishikim të dënimit ndaj Mjacajt. Ai mund të përfitojë një ulje të dënimit nga burgim i përjetshëm në 35 vjet nëse zgjedh të bashkëpunojë me organet e drejtësisë”, tha avokati.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...