16.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Ngjarja në Don Bosko/Përplasja mes bandave është pista kryesore,mesazh për Fatjon Muratin

Ngjarja në Don Bosko, 4 nga 5 të plagosurit në lokalin e Fatjon Muratit, kanë lënë sallën e reanimacionit, duke kaluar në dhomat e pavjonit për të marrë mjekimet e mëtejshme. Burime spitalore bëjnë me dije se një nga të plagosurit ka marrë plagë në kokë dhe gjoks, por fatmirësisht plumbi e ka prekur në sipërfaqe, duke e kaluar rrezikun për jetën.

Një tjetër nga të plagosurit ka marrë plumb në gjoks, por për fat, nuk i janë prekur organet jetike. Ndërsa 3 nga të plagosurit e tjerë kanë marrë plagë të lehta, dy prej të cilëve plumbat i kanë prekur në kofshë, ndërsa njërin në këmbë. Mjekët e Traumës, thonë se të gjithë këta persona kanë kaluar rrezikun për jetën.

Lidhur me ngjarjen, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se përplasja mes bandave është pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet. Ndërsa përsa i përket objektivit, hetuesit ende nuk kanë dalë në një konkluzion konkret.

Referuar dinamikës së atentatit, autorët kanë qenë me 2 motor. Ata kanë qëlluar në ecje, e më pas janë larguar duke humbur gjurmët, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që qëllimi me breshëri me kallashnikov drejt lokalit në pronësi të Fatjon Muratit ka qenë dhënia e ndonjë mesazhi, për këte të fundit. Për ngjarjen përveç analizimit të pamjeve filmike, grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe disa persona të tjerë, dëshmitar okular.

Pritet që këtë të henë të administrohen edhe dëshmitë e të plagosurve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT