5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Ngjarja në IEVP Peqin: Arrestohen drejtori i burgut dhe zyrtarë të tjerë, ekzekutohet urdhri i prokurorit

Pas ngjarjes së ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim (IEVP) Peqin, ku shtetasi Sokol Mjaçaj vrau shtetasin Arben Lleshi dhe plagosi shtetasin Indrit Shaqja, autoritetet kanë ndërmarë veprime intensive.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë ekzekutuar urdhrin e prokurorit për arrestimin në flagrancë të Sokol Mjaçajt, 28-vjeçarit. Ky shtetas është akuzuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Në të njëjtën kohë, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, kanë ndaluar disa punonjës të IEVP Peqin në lidhje me veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në mesin e tyre janë përfshirë Drejtori i IEVP Peqin, shefi i Policisë, ish-shefi i Policisë, shefi i regjimit, specialisti i informacionit, dhe disa punonjës policie të IEVP Peqin.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit, në bashkëpunim me ata të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të shtetasve:

-K.H., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;

-Q.M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;

-N.Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;

-V.Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;

-A.D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;

-I.B., 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-F.M., 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-F.P., 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-G.M., 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;

-K.H., 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;

-E.Ç., 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;

-I.D., 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.

Arma e zjarrit e përdorur në ngjarje është sekuestruar, ndërsa prova të tjera materiale janë mbledhur për të shërbyer hetimit. Autoritetet kanë njoftuar se hetime intensive po vijojnë për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale janë kaluar në drejtim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme. Situata është ende nën hetime dhe përpjekjet janë drejtuar drejt zbulimit të plotë të përgjegjësisë penale dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike në IEVP Peqin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...