19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ngjarje e rëndë në shkollën fillore “Preçko” në Zagreb: Nxënësi 19-vjeçar sulmon mësuesen dhe 5 nxënës, një fëmijë humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot, më 20 dhjetor, në shkollën fillore “Preçko” në Zagreb, Kroaci. Një nxënës 19-vjeçar ka sulmuar me thikë mësuesen dhe pesë nxënës të tjerë, duke shkaktuar panik dhe frikë në institucionin arsimor. Tragjedia ka marrë një dimension edhe më të rëndë me vdekjen e një fëmije 7-vjeçar, ndërsa mësuesja është raportuar në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën.

Sipas agjencisë së lajmeve HRT, dyshohet se i riu ka plagosur edhe veten pas sulmit. Ministria e Brendshme e Kroacisë ka konfirmuar se ngjarja ndodhi në orën 9:50 të mëngjesit, kur 19-vjeçari hyri në shkollë dhe me një mjet të mprehtë ka sulmuar mësuesen dhe nxënësit.

Mediat lokale raportojnë se autoritetet kanë nisur një hetim lidhur me ngjarjen dhe do të shqyrtojnë mundësinë që autori të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ai ka qenë i trajtuar në një qendër për trajtimin e problemeve të shëndetit mendor. Ky hetim do të ndihmojë për të sqaruar arsyet e këtij sulmi tragjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...