10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ngjarje e rëndë në Vlorë: Arrestohet 40-vjeçari për abuzim me të mitur dhe nxitje për përdorim droge

 

Një rast tronditës është zbuluar në Vlorë, ku një 40-vjeçar është arrestuar për abuzim seksual me një 15-vjeçare dhe nxitje të të miturve për përdorim droge.

Policia e Vlorës njofton se ka ndaluar Rinald Rakipaj, 40 vjeç, i cili dyshohet se më 22 mars 2025 ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare.

Gjithashtu, ai në bashkëpunim me F.Q., 33 vjeç, ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të konsumuar lëndë narkotike. Për këtë arsye, F.Q. po hetohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, ndërsa R.R. akuzohet për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitje për përdorimin e drogës”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike”-njofton policia e Vlorës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...