12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ngjarje e tëndë në kryeqytet: Gardisti tentoi vetëvrasjen me armën e shërbimit

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një punonjës i Gardës së Republikës, Henri Haxhiaj, ka tentuar të vrasë veten duke përdorur armën e shërbimit. Ngjarja është regjistruar në banesën e tij, e cila ndodhet në zonën e Qytetit Studenti.

Sipas informacioneve paraprake, gardisti është transportuar menjëherë në spital me ambulancë dhe po i jepet ndihma mjekësore e nevojshme. Ende nuk janë bërë të qarta arsyet që e shtynë 37-vjeçarin të kryente këtë akt tragjik.

Në një deklaratë të policisë thuhet: “Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. 37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Sipas informacioneve shtesë, familjarët e tij kanë deklaruar se viktima vuante nga depresioni, por nuk është konfirmuar nëse ishte nën trajtim të rregullt mjekësor. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...