9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Ngjarje tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin 12-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Leoben në Austri, ku një nënë dyshohet se ka vrarë fëmijën e saj 12-vjeçar. Lajmi raportohet nga mediat vendase, mes tyre edhe Heute dhe Kleine Zeitung.

Sipas informacioneve paraprake, shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 15:00 dhe ndërhynë menjëherë në një apartament pranë spitalit LKH Leoben. Në vendngjarje, ekipet e shpëtimit gjetën të miturin të plagosur rëndë. Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e parë, 12-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Mediat austriake bëjnë me dije se edhe nëna është gjetur e plagosur, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Hetimet janë marrë në dorë nga Zyra Provinciale e Policisë Kriminale, e cila ka dërguar në vendngjarje një ekip të posaçëm hetimor.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me motivet e dyshuara apo nëse është kryer ndalim apo arrestim, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi këtë ngjarje tragjike që ka tronditur opinionin publik në Austri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...

“S’kam lidhje me magazinat”, Bilal Hasa lirohet, hetimet vijojnë për “Kurtaj”

0
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë, ndërsa hetimet për operacionin “Kurtaj” do të vijojnë në gjendje të lirë ndaj...

Horoskopi ditor, e Premte , 20 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Premte, 20 Mars 2026

0
Më 20 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Paraditja do të sjellë intervale...

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....