12.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Ngjarjet në veri të Kosovës, PE miraton rezoluten , Berisha : “Ramës ti vihet kufiri te thana”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për rezolutën e miratuar dje në Parlamentin Europian ku kërkohet hetimi dhe nxjerrja e përgjegjësve për ngjarjet në veri të Kosovës.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se në të njëjtën kohë duhet të kërkohet edhe që kryeministri Rama të mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Kosovës, pasi sipas tij, vetëm sa e vështirëson marrëveshjen me Serbinë.

Deklarata e Berishës

Jam këtu për të përshëndetur në emër të PD, rezolutën e Parlamentit Evropian kushtuar Kosovës, në të cilën, në çdo paragraf, del e qartë përgjegjësia e plotë e Serbisë në të gjitha zhvillimet konfliktuale në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, në përpjekjet e saj konstante për destabilizimin e Kosovës, në qëndrimet e saj, të cilat fund e krye orientohen drejt mbajtjes së shtetit serb në Kosovë.

Mbështes plotësisht këtë rezolutë dhe e konsideroj një dokument jashtëzakonisht të rëndësishëm, zbatimi i kërkesave të të cilit, vërtet hap rrugën për normalizim apo ecje drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.
Rezoluta me qartësi të kristaltë, kërkon hetimin e lidhjeve të Serbisë me grupin terrorist të armatosur, të stërvitur në territorin e saj, dhe të dërguar në Kosovë.

Akt ky që u parapri nga një seri aktesh të tjera dhune, të nxitur nga falanga serbe, bojkote të udhëhequra nga Lista Serbe, një parti terroriste e inkriminuar në të gjitha segmentet e saj. Do më falni, por tmerrësisht simotër me partinë e Vuçiçit dhe partinë e Edi Ramës. Sepse asnjë normë demokratike ajo nuk lejoi.

Udhëhiqet nga ekstremistë dhe terroristë si Radoiçiç, mban lidhje të tmerrshme me bandat dhe krimin njësoj si partia e Vuçiçit dhe partia e Edi Ramës.

PD do të angazhohet të punojë ngushtë me Parlamentin Europian dhe asamble të tjera parlamentare, do të jetë dënimi i qëndrimeve destabilizuese të Ramës në mbështetje të politikave detabilizuese të Vuçiç dhe ndërhyrjet flagrante në punët e brendshme të Kosovës. Këto ndërhyrje janë një akt tmerrësisht negativ dhe me pasoja të rënda për situatën në rajon. Përpjekjet e tij qëkur ka ardhur në pushtet për të diktuar për llogari të Vuçiç se kush duhet të qeverisë në Kosovë, me qëllimin e vetëm zbatimin e planeve të përbashkëta për ndarjen e Kosovës, janë çështje shqetësuese për PD-në dhe komunitetin ndërkombëtar. Shqipëria nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Të gjitha ndërhyrjet e Ramës kanë ndihmuar direkt padronin e tij sepse me këto ndërhyrje ai është përpjekur të çlirojë Vuçiçin, Sllobodanin e ri nga vlerësimet reale që ekzistojnë për të dhe për ta paraqitur si një paqebërës, ndërkohë që ai është një Sllobodan me çizme.

Në mbështetje të kësaj rezolute do të bëjmë çdo përpjekje që Ramës ti vihet kufiri te thana, të ndalohen ndërhyrjet e tij në punët e brendshme të Kosovës. Këto ndërhyrje, jo vetëm që nuk e ndihmojnë marrëveshjen, por e vështirësojnë atë në shkallë maksimale. Ka nevojë ndërkombëtare për ngjarjet në veri të Kosovës, për implikime direkte të Vuçiç, por nuk përjashtohen aspak edhe implikime të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...