10.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Ngritja e komisioneve hetimore/ Taulant Balla: “Do të nisim një proces diskutimi me opozitën, për të arritur një konsensus për atë që është propozuar”

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pak pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, është ndalur në një prononcim për mediat.

Taulant Balla ka deklaruar se shtyrja e ngritjes së komisioneve hetimore, është bërë për shkak se duhet një diskutim mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.

Balla deklaroi se do të vijojë diskutimi në tryezë me opozitën sa i takon kërkesës për ngritjen e disa komisioneve hetimore. Mes të tjerash ai theksoi se ka kërkuar që në emër të grupit që përfaqëson, të ulet numri i deputetëve në komisionet hetimore.

“Komisionet Hetimore parlamentare janë instrument në duart e Kuvendit dhe natyrshëm edhe të opozitës për të hetuar çështje që pikësëpari kanë një interes publik por natyrshëm objekti i hetimit dhe puna e tyre rregullohet nga një ligj i posaçëm. Parashikimet në Kushtetutë janë rregulluar dhe vendosur në një kornizë nga një vendim i Gjykatën Kushtetuese, i cili ka parashikuar që në njërën krah është ngritja e komisioneve dhe në anën tjetër parashtrimit të nevojës së hetimit. Kërkesat u depozituan në fund të javës që shkoi, ato kanë hyrë në diskutimin e Konferencës së Kryetarëve. Do të nisim një proces diskutimi me opozitës për objektin e këtyre komisioneve për të arritur një konsensus për atë që është propozuar. Unë kam propozuar që numri i këtyre anëtarëve mos të jetë kaq i madh. Mund t’ju them se sa më i vogël të jetë numri i komisionerëve aq më punë efektive bëhet.

Është marrë në shqyrtim një kërkesë nga deputeti i Isë, Vasili për të hetuar zgjedhjet e 25 prillit. Në këtë aspekt, mendoj se ne kemi arritur që me konsensus sot ta fusim diskutimet për komisionet në rrugën e duhur. Ndërkohë që po ashtu, gjej rastin t’i falënderoj deputetët e opozitës që ranë dakord dhe për projektvendimin e iniciuara prej meje për mënyrën e zhvillimit të mbledhjes së komisioneve, duke vendosur komisionet në të njëjtën linjë me universitet, me shkollat. Pjesëmarrja në komisione do të jetë fizike, por me kushtin që deputetët të paraqesin certifikatë e vaksinimit apo dhe test negativ jo më vonë se 48 orë. Tashmë jemi në kushtet e vijueshmërinë normale.”, tha ai.

Gjithashtu Balla ka komentuar dhe kërkesën e mazhorancës për shtyrjen e mandatit të institucioneve të vettingut. Duke besuar tek bashkëpunimi me opozitën, Balla thotë se shpreson që këto ndryshime të përfundojnë brenda 25 dhjetorit të këtij viti.

“Unë dua që t’i fillojmë diskutimet që sot. Me dëshirën e mirë që kjo çështje të mos jetë pjesë e një pakete, por nevoja që kemi duhet të na çojë tek depozitimi sa më herët që ekspertët tanë, po punojnë për të hartuar. Është një ndryshim tejet i vogël, është vetëm një fjali e vogël që të shtyhet mandati i institucioneve të vettingut. Besoj se opozita do e mbështesë këtë propozim. Kjo kërkon një kohë 45 ditore, nga dita e depozitimit tek ajo e miratimit. Dua që këto ndryshime të kenë ndodhur deri në krishtlindjet e këtij viti” – tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...