10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Nis hetimi për Inceneratorët/ Debate mes deputetëve, Tabaku: “Ta harrojë kush që ky komision do të bëhet mburojë për…

Është mbledhur sot për herë të parë Komisioni Hetimor për Inceneratorët.

Mbledhja u hap nga kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, e cila theksoi se në komision do të diskutohen 3 iniceneratorë, ai i Elbasanit, i Fierit dhe i Tiranës, ku sipas saj ky i fundit është rasti më flagrant.

Mbledhja  e Komisionit hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane nisi me replika mes mes kryetares Jorida Tabaku dhe zv.kryetares Ermonela Felaj.

Teksa nënvizoi në fjalën e saj se ky komision nuk do të bëjë punën e SPAK, tha që “ta harrojnë se s’do vijnë të japin llogari këtu tre kryetarë bashie, kryeministri dhe kushdo tjetër i përfshirë”, në atë që PD e ka quajtur afera e inceneratorëve.

Ndërkohë Felaj kërkoi që të respektohet kodi i etikës dhe e quajti fjalën e përdorur nga Tabaku “ta harrojnë”, një shprehje kërcënuese.

Partia Socialiste sakaq ka propozuar që Sekretarja e komisionit të jetë deputetja Antoneta Dhima.

Ermonela Felaj: Ti përmbaheshim fjalë për fjalë vendimit të Kuvendit për objektin e punës, objekti është më i gjerë se sa ai që u citua nga kryetarja. Ju mund të përqendroheni në hetimin dhe marrjen e informacioneve për ato cfarë përmendet por objekti i komisinit na lejon të kërkojmë info jo vetëm për inceneratorët por dhe për vend depozitimet që ishin të ngritura në mënyrë skandaloze në mos respektim total të ligjit në brigjet lumenjve dhe deteve dhe kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme mjedisore.

Edhe landfillet edhe inceneratorët janë implante për trajtimin e mbetjeve, duhet që edhe ju t’i pranoni këto kërkesa se këtë vendim ka marë kuvendi, do i qëndrojmë pavarësisht ku doni të përqendroheni ju.

Nëse duam të kuptojmë se cfarë bëhet me mbetjet në Shqipëri do duhet të shkojmë dhe në vendin ku këto inceneratorë e landfille janë ngritur e për të parë cfarë ndodh aty e jo për të gjykuar mbi bvazën e eltrave që na vihen përpara.

Nëse duam që ky komision të funksionojë të merremi vesh përgjithmonë, nuk duhet të pengojmë njëri tjetrin, gjithmonë duke i qëndruar objektit të veprimtarisë.

Jorida Tabaku: Më vjen mirë që keni vendosur zonjën Antoneta Shima që është në inceneratorin e Fierit që nuk ekziston mund të shkojmë të verifikojmë ligjshmërine e aktitivietit.

Ne kemi bërë një kërkesë për këtë komision hetimor, ju e keni ndryshuar që të binim dakort për këtë. Jemi të gatshëm të shohim edhe ato elementë që gjykoni por ta harrojë kush që ky komsion do bëhet zyra e propoagandës së kompanisë së inceneratorit të mbetjeve.

Ermonela Felaj: Vetëm për sjelljen se e keni përsëritur disa hërë këtë shprehjen kërcënuese dhe është e pavend

Jorida Tabaku:Tabaku: Kur të përfundoj unë. Ta harrojë kush që ky komision do të bëhet mburojë për afera kriminale, do bëjmë cdo gjë që na ka caktuar Kuvendi, por ta harrojmë që do jemi fasadë neve për kontra 400 mln euroshe dhe do shërbejmë ne si zyrë PR për këtë komision.

Ermonela Felaj: Kuvendi ka një kod etik dhe një kod sjellje që është i detyrueshëm për tu zbatuar nga ne. Minimumi fillo nga sjellja për kundrejt njëri tjetrit. Askush nuk ka të drejtë këtu të paragjykojë asnjë anëtar komisioni se do bëhet kështu apo do bëhet ashtu. Po paragjykoni ju në fjalën tuaj dhe disa herë, s’është nevoja që ju moralin tuaj të punës të na e impononi ne.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...