12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Nis mbledhja e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin, mungojnë deputetët e PD

Ka nisur sot mbledhja e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Në mbledhjen, e cila ishte parashikuar të mblidhej sot, nuk janë paraqitur deputetët e PD-së.

Në rendin e ditës së sotme ishte shqyrtimi i nismës së Partisë Socialiste për shtyrjen e afateve të vetingut.

I ftuar në Këshill në rolin e ekspertit nga fusha akademike, ishte ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, i cili shprehu rezerva në lidhje me procesin e vetingut, edhe pse ai është i propozuar nga partnerët strategjikë të Shqipërisë.

Ish-ministri Arben Malaj, tha se modeli i vettingut në drejtësi i implementuar në Shqipëri është një novacion shqiptar, i pa përsëritur sipas tij nga asnjë vend tjetër i botës.

Gjithashtu ai u pozicionua kundër ndryshimeve të shpeshta në Kushtetutën e një shteti edhe kur ato janë emergjente.

Ne si ekonomistë ndahemi në dy grupe, në ato që fokusohen te sektorët dhe ekonomistë që e shohin zhvillimin e vendit te sistemi ligjor. Më vjen keq të them se modeli që është gjetur për vettingun është novacion shqiptar, pavarësisht është kërkuar nga partnerët strategjikë. Unë dua të them rastin e Gjeorgjisë, ku qeveria përfshiu në kushtetutë faktin që vendi nuk do të kishte më ngritje taksash. Kjo garanci kushtetuese jo vetëm që nuk i shërbeu, por dëmtoi atë. E vetmja gjë ndodhi dhe në jetën tonë parlamentare, ku u ndryshua sistemi zgjedhor dhe ne sot jemi në kritikën e ndërkombëtare sepse ndryshimi në 2008 u fuqizua modeli oligarkik partiak.

Nëse flasim për shumicat në vitin 2016 ishin 140 deputetë që gjetën mirëkuptimin të dekirminalizoheshin. Kjo pjesë e vettingut të dalë si syth i kushtetutës dhe t’i bashkohet drejtësisë. Shqetësimi kryesor është që kjo reformë të jetë efektive, duket se nuk i ka arritur objektivat. Unë mendoj që të ketë një vendimmarrje sa më të mirë dhe do të ishte mirë që problem duhet shikuar më integral. Mund të gjendemi në faktin se a duhet shtyrë apo jo afati”, tha Malaj.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...