30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Ndeshja ndaj Anglisë/ Veseli: “Do të japim maksimumin, kemi shanse, e vuajmë mungesën e Gjimshitit si çdo mungesë tjetër”

Në prag të ndeshjes të së premtes ndaj Anglisë, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli në një  konferencë për shtyp ka analizuar këtë takim

“Atmosfera është e mirë deri tani. Do të japim maksimumin, kemi shanse, edhe pse ende jemi të mërzitur pas asaj humbjeje me Poloninë.

Edhe në ndeshjen e fundit me Anglinë kemi bërë paraqitje të mirë, kemi mbrojtësa që luajnë në Serinë A dhe shpresojmë që të japim maksimumin.

Isha me COVID-19 për dy javë, tani jam me një javë stërvitje. Dy ndeshjet të Kombëtares isha i dëmtuar, më pas e kam treguar edhe në aspektin fizik dhe mental që isha gati.

Kam dhënë maksimumin, kemi dhe disa ditë këtu për të treguar veten, jam gati për ndeshjet, sigurisht trajneri vendos për formacionin. Si grup mund t’ia dalim, nëse punojmë të gjithë bashkë. Duhet të japësh maksimumin që të mos humbasësh dyluftimet një kundër një.

E vuajmë mungesën e Gjimshitit si çdo mungesë tjetër, të gjithë jemi gati ta zëvendësojmë, si në dy ndeshjet e fundit që e zëvendësova unë. Ndikon dhe mungesa e Brojës, çdo lojtar kanë përparuar dhe mund ta zëvendësojmë lehtësisht njëri-tjetrin.”

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...