12.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Nis seanca në Kuvend, deputetët e mazhorancës qëndrojnë në këmbë

Kaos dhe tension në Kuvendin e Shqipërisë.

Ashtu siç kishte paralajmëruar opozita, edhe sot ata po pengojnë zhvillimin normal të seancës.

Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Kuvendi nuk janë vetëm karriget, ndërsa socialistët kanë duartrokitur. Sakaq, opozita proteston duke i rënë tavolinave.

Mes kaosit në Kuvend, deputetja socialiste Antoneta Dhima është afruar duke guxuar për të tërhequr një prej karrigeve, ndërkohë është shtyrë nga demokratët për të mos e lejuar që të tërheqë asnjë nga ulëset.

“Ik, o Antoneta ik”, dëgjohen të thonë disa prej deputetëve të opozitës.

Deputetja Aurora Mara: Promovojnë stilin e shëndetshëm të jetesës

Ndërkohë, gjysma e deputeteve socialiste mbeten në këmbë, Xhafaj nuk merr dot karrigen

Deputetja Antoneta Dhima-Luan Baçit: Ti ke biznese, unë jetoj në kat të 5.
Baçi: Jam i zoti unë nuk jam si ty

Ndërkohë, 6 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga seanca, pas përplasjeve fizike gjatë seancës së kaluar. Bëhet fjalë për Gazmend Bardhin, Bledion Nallbatin, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Albana Vokshin që janë përjashtuar me 10 ditë, ndërsa Saimir Korreshi me 3 ditë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT