25.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Nis takimi i 3 deputetëve të PD-së me zyrtaren e DASH,Berisha i përjashtuar nga ky takim

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, prej afro 20 minutash, është duke u zhvilluar takimi i 3 deputetëve të PD-së me Ndihmës Sekretaren e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried.

Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, janë përfaqësuesit e ftuar në këtë takim, në një kohë që demokratët ende nuk kanë një kryetar, dhe me Sali Berishën e shpallur non grata prej vetë SHBA-ve.

Më herët Donfried, së bashku me Gabriel Escobar dhe Yuri Kim takuar për më shumë se një orë kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.

Vendimi për t’u takuar me 3 deputetët demokratë dhe jashtë selisë blu, duket një qëndrim i qartë kundër Sali Berishës, i cili përmes komisionit të rithemelimit pretendon se drejton Partinë Demokratike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT