7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Nis viti akademik, pedagogët kanë njoftuar bojkot, letra drejtuar dekanëve

Sot është parashikuar nisja e vitit të ri akademik për studentët në universitetet publike shqiptare. Por pedagogët prej ditësh kanë deklaruar se nuk do të nisin këtë vit të ri akademik nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre për rritje ë pagave deri në nivelin 50% me mundësinë e vetme për negocim sa i takon kohës kur mund të bëhen rritjet prej 30 dhe më pas 20%.

Ditën e sotme pedagogët kanë paralajmëruar protestë brenda korridoreve të universiteteve të vendit.

Në protestën e tyre të fundit ata njëzëri deklaruan se përderisa kërkesat e tyre nuk ishin përmbushur, do të ndërmerrnin masën drastike për të mos nisur punën në vitin e ri akademik.

Të shtunën nëpërmjet një letre drejtuar dekanëve, sindikata e pedagogëve, kërkoi që drejtuesit e universiteteve t’i mbështesnin në kauzën e tyre.
Mbështjetje pedagogët kanë kërkuar edhe nga studentët, duke u shprehur në media se e gjithë kjo bëhej për ta, që t’u ofrohej një shërbim sa më cilësor dhe që diplomat e tyretë kishin vlerë në perëndim.

Nga ana tjetër, qeveria, ka njoftuar se pedagogët do të kishin një rritje për 8% në rrogat e tyre, ndërsa një rritje prej 7% të mundësohej nga vetë universitetet. Kjo është kundërshtuar me forcë nga profesorët duke deklaruar se do t’i qëndronin vetëm kërkesës për rritje prej 50%.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...