8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Nisja e sezonit veror në Dhërmi/ Ministrja Kumbaro paralajmëron bizneset: “Për çdo përpjekje për të ndërtuar pa leje, IKMT do të jetë në territor”

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, së bashku me kryetarin e bashkisë Jorgo Goro dhe prefektin e Vlorës Flamur Mamaj, ka inspektuar nisjen e sezonit veror në Dhërmi.

Kumbaro u shpreh se gjithë vëmendja do të jetë në terren për të garantuar respektimin e rregullave për parcelat e plazheve dhe strukturat “beach bar”.

“Lejet për strukturat e përkohshme të shërbimit që janë ‘beach baret’, janë miratuar dhe ka mbaruar gjithë procesi. Subjektet kanë marrë nga Agjensia e Zhvillimit të Territorit edhe sugjerimet ku duhet të bëjnë ndryshime në projekt. Të gjitha lejet janë të publikuara në faqen zyrtare, duke u bërë për herë të parë sistemimi i strukturave të përkohshme të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, kështu që për çdo përpjekje për të ndërtuar pa leje, duhet të dihet që IKMT do të jetë gjatë gjithë kohës në territor. Është i nevojshëm bashkëpunimi me bashkitë dhe prefektin për çdo qarkt, për të kuptuar kush ka leje dhe kush nuk ka, tek pjesa e formalitetit nuk do të falim. Nga ana tjetër është mirë ta parandalojmë, sepse nuk është mirë as për pushuesit kur shkon me forcat për të prishur një objekt në mes të sezonit. Kjo është arsyeja pse janë publike të gjitha lejet”, u shpreh Kumbaro.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro tha se nisja e procesit të dhënies në menaxhim të parcelave për subjektet private që në vjeshtën e vitit të kaluar, ka sjelle efekte shumë pozitive në terren.

“Është hera e parë që ne si bashki nuk jemi në terren për të përcaktuar vendet sepse i dimë. Puna e hershme ka filluar të japë efekt dhe të gjithë janë të impenjuar që t’i mbyllin sa më shpejt përgatitjet për sezonin”, u shpreh Goro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...