Shqipëria nis eksportet e mishit drejt Arabisë Saudite duke shënuar kështu një zhvillim madhor për blegtorinë dhe tregjet e reja të eksporteve.
Lajmin e dha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, duke vlerësuar punën e madhe të bërë nga strukturat për hapjen këtij tregu të ri.
“Pas një pune të fortë institucionale në ndjekjen e procedurave të certifikimit të fermave e thertoreve “Hallall”, 40 qengjat e parë u eksportuan sot drejt tregut të Arabisë Saudite duke nisur kështu edhe zbatimin e marrëveshjes së MBZHR me këtë shtet”, u shpreh ministrja Krifca.
Flukset në rritje të eksporteve bujqësore po shënojnë progres, jo vetëm në sektorin e futave-perimeve, por tashmë edhe në eksportin e produkteve blegtorale.
Ministrja informoi se, nga therrtorja Gramsh është kryer me sukses exporti i parë i mishit të kuq ( Qingja) për në shtetin e Arabisë Saudite, teksa e gjithë procedura u ndoq në mënyrë korrekte nga shërbimi veterinar .
Sipas saj, ngarkesa me mish të kuq me origjinë nga Zhulati i Gjirokastrës, u administrua në thertoren e licencuar hallall në Gramsh, sipas standardeve dhe nën vëzhgimin e veterinerëve të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, u paketuan, etiketuan dhe certifikuan për eksport.
“Kjo është një ngarkes e parë e cila teston një treg tejet të rëndësishëm për ne, i cili ka potencialin ta çoj nivelin e blegtoris në një stad të ri zhvillimi”, tha Krifca.
Ministrja shprehu bindjen se ky produkt do të pëlqehet nga tregu Saudit dhe blegtoria shqiptare do të shënoj një hov të ri progresi. “Ne do të kemi mundësi ta tregtojmë mishin e qingjave me çmime të larta për cilësinë dhe shijen e veçantë që ka, pasi qingjat rriten dhe ushqehen kryesisht në kullotë të lirë, çka e bën këtë produkt akoma më tërheqës për tregun e huaj”.
Ministrja vuri në dukje punën e madhe që është bërë për hapjen e këtij tregu të ri për eksportet blegtorale shqiptare, punë e cila nisi me urdhër të Kryeministrit Rama.
Princi i Arabise Saudite me porosi të Kryeministrit Rama ,dërgoi një ekip ekspertësh të sigurisë ushqimore për hapjen e eksporteve blegtorale me ArabineSaudite për mishin “Hallall” të qengjave.
Grupi i eksperteve, kontrolluan disa subjekte,thertore dhe fabrika përpunimit të mishit dhe përgjigja për plotësimin e kushteve erdhi “pozitive”, dhe një kompani shqiptare, kërkoi licesimin e një thertore ” Hallall” në Gramsh. Në këto dy vite është bërë një punë e madhe ku janë angazhuar të gjitha struktura për përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.
Drejtoria Rajonale e Veterinarisë Elbasan, ndoqi procesin e licensimit,bashkë me autoritete e Arabisë Saudite, pas inspektimit ” on line” , dhe pas një procesi 1 vjeçar të ndjekjes së thertores nga kompania e certifikimit ndërkombëtare ” Hallall” nga shteti i Greqisë.
Në fund të këtij viti thertorja ‘Jonida Koci ‘ Gramsh u certifikua për therjet “HALLALL” subjekti “Bio Commerc Internacional” realizoi me sukses procesin e blerjes së qengjave në fermë të shëndetshme, të kontrolluar nga shërbimi veterinar, transportoi sipas kushteve për në thertore 43 krerë qengja .
AKVMB ka ndjekur hap pas hapi të gjithë procesin dhe është e gatshme që të përmbush të gjitha kërkesat për certifikimin dhe garantimin e procesit të të gjitha eksporteve të këtij lloji.
Bujqësia mbetet sektori më vital i ekonomisë shqiptare, që ndikon pozitivisht në ekonominë tonë.
“Rritje në shifra dyshifrore e eksporteve bujqësore shqiptare është dëshmi e politikave të drejta që ka ndjekur qeveria edhe në kushtet e krizës , duke bërë si asnjë herë më parë mbështetjen e duhur për fermerin, bujqësinë, agro-industrinë dhe sektorin rural në tërësi”, tha ministrja Krifca.