11.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Holanda në krye të shteteve që kanë investuar në Shqipëri, reagon Petrit Vasili:”Pushteti mafioz i Edi Ramës urë lidhëse për ‘off shore’

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas lajmit se Holanda ka dalë së fundmi, në krye të shteteve që kanë investuar në Shqipëri, reagim i nxitur nga fakti se “vlerat e mëdha të investimeve holandeze lidhen sidomos me faktin se Holanda është një nga juridiksionet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani offshore, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit”

Postimi në facebook i Vasilit:

“Pushteti mafioz i Edi Ramës – autostradë për bizneset “presta nome” apo “anonimë” të fshehur “offshore”sh! Që nga miliardat e portit të Durrësit e deri tek inceneratorët, anonimët e “off shore”ve kanë pushtuar çdo operacion grabitjeje shtetërore. Vetëm një kryeministër i kapur si Edi Rama mund të guxonte të jepte pronën shtetërore në duar të anonimeve të fshehur dhe që vijnë erë.

Shihni të dhënat, u është hapur autostradë “offshore”-ve. Çdo kryeministër tjetër minimalisht normal, në kushtet kur Shqipëria është në listën gri të pastrimit të parave dhe vendi më i korruptuar në Europë, nuk do të lejonte kurrë që bënin festë në Shqipëri kompanitë “offshore”.

Një kryeministër që do të mirën e vendit dhe të interesit publik do të miratonte çdo ligj drastik për të penguar çdo investim të dyshimtë dhe për të pastruar maksimalisht operacionet financiare, që zhvillohen në Shqipëri.

Transparenca dhe procedurat e hapura tmerrojnë vetëm të korruptuarit dhe ata që janë peng i parasë së pistë. Ndaj, Edi Rama, duke përdorur si zorre qorre Grupin parlamentar të “Rilindjes” në parlament, që voton çdo lloj pisllëku mafioz, i jep pa garë anonimëve, pronat publike aq të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Për Edi Ramën kanë vlerë, pëlqehen dhe mbështeten vetëm biznesmenët “presta nome” ose “offshore”t ose të inkriminuarit e me probleme.

Shqipëria si një vend europian i ka të gjitha mundësitë të tërheqë biznesmenë shumë të mëdhenj me emër të mirë dhe që do të shërbenin si mesazh për tërhequr të tjerë të ngjashëm me ta. Por transparenca është tmerri i Edi Ramëssepse kjo eliminon korrupsionin dhe pastrimin e parave, pa të cilat ai nuk jeton dot.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...