12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Një krim brutal në Turqi 25-vjeçari vret në mes të rrugës ish-bashkëshorten dhe babain e saj

Një krim brutal ka tronditur Tuqinë ku një 25-vjeçari Mersan Koce, i cili vrau në mes të rrugës ish-bashkëshorten dhe babain e saj. Në video shihet se 25-vjeçari ka ndalur makinën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya, dhe përleshet me babain e saj, i cili përpiqej t’i marrë kallashnikovin që po mbante në duart e tij.

Gjatë zënkës, mesditën e së premtes, 25-vjeçari shihet duke qëlluar drejt makinës në të cilën ndodhej ish-bashkëshortja e tij dhe sekonda më pas qëllon ish-vjehrrin duke e lënë atë pa ndjenja në mes të rrugës.

25-vjeçari më pas shkon makinës dhe qëllon sërish ish-gruan e tij. Sipas mediave turke, vrasja ka ndodhur menjëherë pas vendimit të gjykatës ku i dha kujdestarinë e fëmijës 4 muajsh nënës.

Babë e bijë dhanë frymën e fundit në spital ku u dërguan të plagosur rëndë, ndërsa 25-vjeçari u largua nga vendi i vrasjes.

Më pas policia turke, arrestoi 25-vjeçarin dhe u akuzua për dy vrasje.

Mediat turke po publikojnë foto të vrasësit 25-vjeçar duke pozuar me një armë që mund të ketë qenë ajo që ka përdorur në vrasjen e dyfishtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...