8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Një lajm i mirë për të gjithë artistë, do të rikthejmë Bienalen e Tiranës “, Veliaj në takim me artistët

Veliaj, gjatë një takimi me artistë të mirënjohur të Tiranës, dha lajmin e mirë për rikthimin e Bienales së Tiranës. Ai u shpreh se vendimi për rikthimin e këtij eventi të rëndësishëm është marrë dhe është lajm i mirë për të gjithë artistët.

“Pasi u informuam për kohën kur Edi Rama organizonte me shumë pasion Bienalen e Tiranës, kemi marrë një vendim që, tani që kemi mbaruar historinë e pandemisë, të tërmetit dhe inflacionit të luftës dhe gjerat janë kthyer në realitet, të rikthejmë Bienalen e Tiranës, çka besoj është një lajm i mirë për të gjithë artistët”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi edhe dy fjalë për akuzat që kundërshtarët politikë kanë bërë ndaj artistëve, të cilët po mbështesin transformimin e Tiranës në këto vite.

“Në betejën që historia të fitojë mbi histerinë ne duhet të jemi bashkë. I gjithë ky invazion që një pjesë e politikës i bën artit dhe kulturës, duke thënë: ‘Janë paguar me taksat e shtetit’, – patjeter sepse edhe një artist ka fëmijë për të rritur, mund të jetë sëmurur me Covid, duhet të mbajë familjen, ka nevojë të paguajë qeranë e shtëpisë ose kredinë në bankë – duhet të përballohet me mirësi dhe në mënyrë të fisme si argument. Patjetër që artistët do paguhen. Ata janë njerëz që kanë bërë shkollë, që rrisin familje, që duhet të paguajnë gjithashtu taksa, tatime, qera dhe kredi. Ndaj, kjo histeria që këta thonë se po e bëjnë këtë me taksat, – çdo gjë bëhet me taksat, edhe asfalti, edhe ndriçimi me taksat, edhe pastrimi që po ndodh tani në shesh me taksa behet – duhet të dinë se arti është gjithashtu një shërbim publik dhe në këtë sens duhet të jemi të gjithë në një front, për të bërë më shumë histori e më pak histeri”, u shpreh Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...