12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Një nga sëmundjet më të vështira tek gratë/ Kosova do të nis vaksinimin kundër kancerit në mitër

Vaksinimi kundër papilloma virusit (HPV), i cili shkakton kancerin e qafës së mitrës, në Kosovë pritet të nisë në vjeshtën e këtij viti.

Ministria e Shëndetësisë (MSH), në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, ka bërë të ditur se janë porositur 300 vaksina të tilla, të cilat do të sigurohen përmes UNICEF-it.

Sipas autoriteteve shëndetësore, sivjet vaksinimi do të jetë i rekomanduar për vajzat e moshës 11-15 vjeçe, ato që ende nuk e kanë filluar aktivitetin seksual dhe ato me indikacione apo predispozita gjenetike për kancer të qafës së mitrës.

“Ndërsa, vitet vijuese synohet të përfshihet si vaksinë në kuadër të programit të rregullt të vaksinimit në Kosove”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Nga ky institucion kanë folur edhe lidhur me efektivitetin e kësaj vaksine.

Duke përmendur faktin që shumë shtete kanë filluar ta përdorin dhe të dhënat e bazuara në dëshmi shkencore, nga ministria kanë thënë se vaksina kundër virusit HPV, për 90 për qind e ulë rrezikun për kancer të qafës së mitrës.

“Fakti që shumë shtete kanë filluar ta përdorin, flet se të dhënat e bazuara në dëshmi shkencore kane dhënë rezultate pozitive lidhur me sigurinë dhe efektivitetin e kësaj vaksine në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, që sipas të dhënave të ndryshme shkon në rreth 90 për qind të efektivitetit në uljen e rrezikut për kancer të qafës së mitrës”, thuhet më tej në përgjigje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinat HPV funksionojnë më mirë nëse administrohen përpara ekspozimit ndaj papilloma virusit.

Andaj, për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e vajzave të moshës 9 deri në 14 vjeçe, kur, siç thuhet, shumica nuk e kanë filluar ende aktivitetin seksual.

Por, si transmetohet virusi HPV dhe sa është i rrezikshëm?

Human papiloma Virus, ose HPV, është infeksion i cili transmetohet me kontakt fizik.

Ekzistojnë më shumë se 100 variacione të këtij virusi, nga i cili më shumë se 40 transmetohen nëpërmjet rrugëve seksuale.

Sipas të dhënave të Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Preventivës së Sëmundjeve, HPV është infeksioni më i shpeshtë transmetues seksual.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...