9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Një patrullë që mungoi dhe një betejë që ndezi Elbasanin”: Rrëfimi i Erjon Alibejt për natën e vrasjes së vëllait

Në dëshmitë e tij për hetuesit, Erjon Alibej ka rrëfyer momentet dramatike të atentatit ku humbi jetën i vëllai, Endrit Alibej. Ai tregon se, pikërisht në vendin ku ndodhi masakra, zakonisht ishte e pranishme një patrullë policie. Por atë natë, në prag festash, ajo patrullë mungonte. Një detaj që, sipas tij, ndezi dyshimet për një kurth të përgatitur me kujdes.

“Tentova të ndihmoj Endritin me shumë forcë, por ishte e kotë, se i kishte marrë të gjithë plumbat në një anë… Në sallë të operacionit rri pres pas derës, mbaj mend që i thashë doktorit: ‘Të jap shpirtin vetëm ma ngjall vëllain’. Pastaj marr lajmin që kishte ndërruar jetë…”, ka rrëfyer i tronditur Alibej.

Fund për Endritin, por fillim për një luftë që shënoi kthesën më të përgjakshme në Elbasan. Një bos i kokainës, i panjohur për publikun, por me ndikim të madh në trafikun e narkotikëve, u eliminua. Pas tij, mbetën rrëfime që flasin për një rrjet ndërkombëtar trafiku, qindra milionë euro që qarkullonin mes dy grupeve rivale dhe një luftë të hapur për kontrollin e tregut.

“Endriti ka qenë njeri që kishte shumë njohje në trafikun e drogës. Shumë njohje, shumë lidhje… edhe ishte nga ata njerëz që kërkonin të gjithë të punonin me të. Njerëz me potencë, sepse ishte shumë i aftë dhe kishte shumë mundësi për shitje të brendshme. Të gjithë ia kishin nevojën. Kur them të gjithë, kam emra pa fund, pa fund për të thënë…”, ka deklaruar Erjoni, duke nënvizuar se vëllai i tij ishte një hallkë qendrore e pazëvendësueshme për shumë aktorë të botës së errët.

Ky atentat, i konsideruar si preludi i një zinxhiri hakmarrjesh, do të shndërronte Erjon Alibejn në një “hije” që kërkonte drejtësi me duart e veta. Nga ai moment, Elbasani do të përballej me një spirale dhune që nuk kishte kthim pas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...

Delina Ibrahimaj: “Shqetësimi kryesor janë çmimet e karburanteve”

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë bashkëbisedimit me furnizuesit e naftës, theksoi se ekzistojnë rezerva ligjore të detyrueshme dhe kanale të sigurta...

“E vështirë kur ishte ai këtu, imagjino pa Gimbon fare” – Selin shpërthen në...

0
Mbrëmjen e djeshme, DJ Gimbo u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke lënë pas emocione të forta për banorët, veçanërisht për...

Aksident tragjik në Korçë–Maliq, humb jetën punonjësi i policisë së burgjeve Krenar Çekiçi

0
Një aksident rrugor i rëndë ndodhi në aksin Korçë–Maliq, pranë fshatit Lumalas, ku u përplasën dy mjete. Sipas raportimeve, disa persona mbetën të lënduar,...

Athinë/Fëmija 3-vjeçar shpëton pasi gëlltiti një brisk rroje

0
Një ngjarje e pazakontë tronditi Athinën, kur një fëmijë 3-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pediatrik pas gëlltitjes së një brisku rroje. Menjëherë...