28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

“Një patrullë që mungoi dhe një betejë që ndezi Elbasanin”: Rrëfimi i Erjon Alibejt për natën e vrasjes së vëllait

Në dëshmitë e tij për hetuesit, Erjon Alibej ka rrëfyer momentet dramatike të atentatit ku humbi jetën i vëllai, Endrit Alibej. Ai tregon se, pikërisht në vendin ku ndodhi masakra, zakonisht ishte e pranishme një patrullë policie. Por atë natë, në prag festash, ajo patrullë mungonte. Një detaj që, sipas tij, ndezi dyshimet për një kurth të përgatitur me kujdes.

“Tentova të ndihmoj Endritin me shumë forcë, por ishte e kotë, se i kishte marrë të gjithë plumbat në një anë… Në sallë të operacionit rri pres pas derës, mbaj mend që i thashë doktorit: ‘Të jap shpirtin vetëm ma ngjall vëllain’. Pastaj marr lajmin që kishte ndërruar jetë…”, ka rrëfyer i tronditur Alibej.

Fund për Endritin, por fillim për një luftë që shënoi kthesën më të përgjakshme në Elbasan. Një bos i kokainës, i panjohur për publikun, por me ndikim të madh në trafikun e narkotikëve, u eliminua. Pas tij, mbetën rrëfime që flasin për një rrjet ndërkombëtar trafiku, qindra milionë euro që qarkullonin mes dy grupeve rivale dhe një luftë të hapur për kontrollin e tregut.

“Endriti ka qenë njeri që kishte shumë njohje në trafikun e drogës. Shumë njohje, shumë lidhje… edhe ishte nga ata njerëz që kërkonin të gjithë të punonin me të. Njerëz me potencë, sepse ishte shumë i aftë dhe kishte shumë mundësi për shitje të brendshme. Të gjithë ia kishin nevojën. Kur them të gjithë, kam emra pa fund, pa fund për të thënë…”, ka deklaruar Erjoni, duke nënvizuar se vëllai i tij ishte një hallkë qendrore e pazëvendësueshme për shumë aktorë të botës së errët.

Ky atentat, i konsideruar si preludi i një zinxhiri hakmarrjesh, do të shndërronte Erjon Alibejn në një “hije” që kërkonte drejtësi me duart e veta. Nga ai moment, Elbasani do të përballej me një spirale dhune që nuk kishte kthim pas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...