15.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

“Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës”,Spiropali uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Spiropali, ka uruar sot Kosovën në 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e sakrificës dhe vendosmërisë së popullit kosovar.

Në një postim në Facebook, Spiropali shkruan se kjo është një ditë që kujton qëndresën dhe vendimin për të jetuar i lirë, duke theksuar se rruga drejt shtetit të Kosovës ka qenë e vështirë, por e drejtë, dhe se sot Kosova është një realitet i pakthyeshëm.

Ministrja thekson se vendi vazhdon të ecë përpara me institucione të konsoliduara, demokraci në zhvillim dhe orientim euroatlantik, ndërsa Shqipëria qëndron pranë Kosovës si motër dhe aleate, duke mbështetur sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen europiane.

“Urime nga zemra për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë”, përfundon urimi i Spiropalit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...