11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave, ofron shërim të shpejtë

Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm sidomos në periudhën e vjeshtës. Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë dhe djegie. Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar sepse i hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin.

Hapi i parë në rastin e këtyre infeksioneve është pirja e sa më shumë ujë dhe lëngje për të nxjerrë bakteret nga organizmi. Një nga lëngjet më të mira kundër këtyre infeksioneve është ai i shegës, i cili është i pasur me antioksidantë.

Vlerat Shëndetësore Të Shegës

Sipas të dhënave, shega është e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë që luajnë një rol thelbësor në parandalimin e akumulimit të baktereve në veshka dhe rrugët urinare. Vitamina C forcon imunitetin dhe e bën atë më të aftë të luftojë bakteret ndërsa antioksidantët eliminojnë toksinat. Një sistem i fortë imunitar ofron një shërim më të shpejtë të këtyre infeksioneve.

Si Të Përdorni Lëngun E Shegës Kundër Infeksioneve
Për shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një shege ose pirjen e lëngut të saj çdo mbrëmje pas darkës. Pirja e rregullt e lëngut të shegës largon simptomat e infeksioneve dhe rezultatet vërehen shumë shpejt.

Mënyra Të Tjera Për Trajtimin E Infeksioneve
Përveç shegës, njerëzit që preken shpesh nga infeksionet e rrugëve urinare mund të përdorin disa kura natyrale të cilat ofrojnë një trajtim efikas të problemit:
Lëngu i limonit është një prej tyre. Limoni është një burim shumë i pasur i vitaminës C dhe antioksidantësh që krijojnë një mjedis alkalin në organizëm. Lëngu i limonit pengon rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe nxit urinimin. Ai nxit eliminimin e toksinave të rrezikshme nga trakti urinar. Lëngu i boronicës së kuqe parandalon shumimin e baktereve të këqija të rrugëve urinare. Ajo eliminon toksinat dhe pengon rishfaqjen e infeksionit./AgroWeb

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...