9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Një Tabaku: “Amnisti fiskale e penale për çunat problematikë në kurriz të shqiptarëve të ndershëm”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për nismën ligjore të qeverisë shqiptare që i hap rrugë një amnistie fiskale deri në vlerën 2 milionë euro, me taksim nga 7 deri në 10% nga shteti.

Tabaku shprehet se ky është një projekt që promovon pandershmërinë, pabarazinë para ligjit dhe provokon një amnisti fiskale për paratë e pista duke cenuar procesin e integrimit.

Ajo shprehet se amnistia do t’i shkojë për shtat çunave problematikë që do të pastrojnë paratë e drogës dhe krimit, duke e bërë madje në kurriz të shqiptarëve që tatohen plot 23% nga qeveria për të ardhurat e tyre.

Statusi i Jorida Tabakut

Një amnisti fiskale e penale për çunat problematikë në kurriz të shqiptarëve të ndershëm! Amnistia Fiskale është një projekt në thelb promovon pandershmërinë, pabarazinë para ligjit, formalizon shkeljen e ligjit por gjithashtu provokon një amnisti fiskale për paratë e pista duke cenuar procesin e integrimit.

Kjo nismë ndërmerret sot kur të gjithë vendet e BE dhe jo vetëm kanë nisur politika shtrënguese ndaj pastrimit të parave, përfshirë dhe Britaninë e Bashkuar.

Shqipëria sot është në udhëkryq ndaj duhet ta kemi të qartë që vendimet e qeverisë, ligjet dhe drejtimi që do të marrë do të ndikojnë për dekada me radhë. Pra e ardhmja e vendit dhe shoqërisë sonë është sot në valle.

Kemi një mundësi të artë për fëmijët e të rinjtë që mos ta kthejnë Shqipërinë në shkretëtirën e mundësive dhe shpresës. Por ta kthejmë në një mundesi të artë së pari për shqiptarët e ndershëm dhe punëtorë dhe së dyti për të ardhmen e integrimit në BE.

Në kushtet e një buxheti të vjedhur, të mbingakuar me kontrata korruptive që i fiton e njëjta dorë, më koncesione që do i paguajmë për 30 vitet në vijim dhe më një borxh që po kap 100 % të PBB.

Në një kohë ur inflacioni ka arritur në vlerat më të larta në 2 dekada, Rama dhe të tijtë e shohin amnistinë si shpëtim nga kriza që ka kapur buxhetin e shtetit dhe mbi të gjitha xhepat e shqiptarëve. Duan të shesin amnistinë e krimit si një ndihmë dhe lëmoshë për qytetarët.

Duan të shesin pandershmërinë si një formë për t’i bërë shqiptarët bashkëpunëtorë në bastisje. Prandaj duan veçse formalizimin e kriminalizimit dhe korrupsionit në 8 vitet e shkuara dhe të godasin biznesin e ndershëm dhe shqiptarin që punon 7 ditë në 7 për 12 muaj.

Jo më larg se disa muaj më parë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deklaroi se në Tiranë pastrohen lekët përmes ndërtimeve të kullave të larta. Një deklaratë në fakt që është një provë shtesë të raportit të Global Initiative Netëork që ka faktuar se pastrohen mbi 1.8 mld euro në lejet e ndërtimit në Tiranë.

Të gjitha këto prova dhe argumente janë mjaftueshëm për të kuptuar se për kë bëhet kjo amnisti.

Por, tragjedia e vërtetë e kësaj nisme është se do të taksojë me 7% paratë e çunave problematikë ndërkohë që taton 23% të ardhurat e çdo shqiptari që në ndershmëri dhe përkushtim ka shkolluar veten dhe ka punuar.

Sa për sovranizmin e rigjetur, i ngjan më shumë sovranizmit të njeriut të zënë në borxhe ndaj disa borxhlinjve që askush nuk i do t’i ketë as në mëhallë. Por për këto halle nuk kanë dhe nuk do të paguajnë shqiptarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...