-2.5 C
Tiranë
Tuesday, January 20, 2026
spot_img

Një tjetër variant i Covid-19 tërheq vëmendjen e OBSH/ “Ky variant është klasifikuar si një “variant me interes studimi”

Një tjetër variant i Covid-19 që po qarkullon në disa vende ka tërhequr vëmendjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ta studiuar dhe mbajtur nën monitorim.

OBSH tha të martën në buletinin e përjavshëm se ka nisur të monitorojë këtë variant të ri të koronavirusit të njohur si “Mu”, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi në muajin janar.

Ky variant që mban emrin shkencor B.1.621, është klasifikuar si një “variant me interes studimi”, tha organizata.

Që nga zbulimi i tij, ekzistenca e variantit të ri “Mu” është raportuar në vendet e Amerikës së Jugut dhe në Evropë.

OBSH-ja tha se duhen më shumë studime për të ditur më shumë për këtë variant.

Sipas zyrtarëve shëndetësor, ky variant ka mutacione që tregojnë për një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.

Në gjithë globin ka një shqetësim për shfaqjen e varianteve të reja të koronavirusit pasi numri i të infektuarve po shënon rritje për shkak të variantit Delta të koronavirusit i cili është shumë më ngjitës.

Numri i të infektuarve po rritet në mesin e personave të pavaksinuar dhe në rajonet ku masat kundër pandemisë janë lehtësuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ma theve zemrën”, letra tronditëse e ish-partneres së Labinot Haxhiut lexohet në Prime-n e...

0
Një moment i fortë emocional u transmetua gjatë Prime-t të Big Brother VIP Kosova, ku Labinot Haxhiu u përball drejtpërdrejt me një letër/audiomesazh nga...

“Ose do paguash lekët, ose do bësh ngjarje për mua” – Dosja e oficerit...

0
Një hetim penal i nisur pas arrestimit të oficerit të policisë Edison Pema në Elbasan ka çuar në zbulimin e një rrjeti më të...

Sherr për përparësi në rrugë përfundon me vrasje në Mamurras–Fushë Krujë, 28-vjeçari godet me...

0
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar tragjikisht pas mesnate në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën si pasojë...

Horoskopi ditor, e Martë, 20 Janar 2026

0
Horoskopi – 20 Janar 2026 Dashi Ditë që kërkon përqendrim në punë dhe detaje. Mund të ndjesh presion nga afatet, por me qetësi arrin rezultate të...

Parashikimi I motit, e Martë, 20 Janar 2026

0
Më 20 janar, vendi pritet të ndikohet nga moti i ftohtë dimëror. Vranësirat do të jenë të shpeshta në pjesën më të madhe të...