21.5 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Pandemia Covid-19/ Qeveria gjermane fillon rishikimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Infektimet

Kabineti qeveritar gjerman ka miratuar propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn për ta vlerësuar pandeminë në bazë të treguesve të rinj.

Qeveria gjermane ka filluar rishikimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Infektimet.

Incidenca shtatë ditore nuk do të jetë më faktori vendimtar në trajtimin e pandemisë. Në vend të kësaj, formulimi i propozuar thotë se në veçanti numri i pacientëve me korona të pranuar në klinikat rajonale për 100.000 banorë brenda shtatë ditëve do të ishte “kriteri matës thelbësor” për marrjen e masave mbrojtëse.

Në propozim thuhet më tej se përveç shtrimeve në spital, “treguesit e mëtejshëm” duhet të merren parasysh në vlerësimin e incidencës së infektimeve.

Përmenden numri i infektimeve të reja për 100.000 banorë në shtatë ditë – të diferencuara sipas grupmoshave -, kapacitetet në dispozicion të kujdesit intensiv dhe numri i personave të vaksinuar.

Qeveritë e landeve atëherë duhet të jenë në gjendje të përcaktojnë vlerat e pragut për të gjithë treguesit e listuar, duke marrë parasysh kapacitetet përkatëse të kujdesit spitalor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...