11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Një tjetër velierë në vështirësi në ujërat shqiptare – ndërhyn Policia Kufitare

Një velierë me tre persona në bord ka lëshuar sinjalin SOS mbrëmjen e djeshme për shkak të moti të përkeqësuar dhe detit të trazuar me dallgë të forta. Ngjarja ka ndodhur në zonën mes ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit, një zonë e njohur për rrezikshmëri në kushte të motit të keq.

Menjëherë pas sinjalit të emergjencës, Policia Kufitare e Vlorës ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar velierën drejt zonës së Tri Portit, duke garantuar shëndetin dhe sigurinë e personave në bord, të cilët sipas burimeve zyrtare ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo është rast i dytë brenda një periudhe të shkurtër që autoritetet shqiptare ndërhyjnë për të shpëtuar veliera në vështirësi në det. Pak kohë më parë, dy shtetas të huaj që lundronin në një tjetër velierë, u shpëtuan nga Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare, pasi veliera e tyre pësoi defekt në motor dhe mbeti rreth 5 milje në det të hapur, përballë Gjirit të Gramës.

Këto ndërhyrje të shpejta dhe efektive tregojnë gatishmërinë e autoriteteve kufitare dhe detare shqiptare për të përballuar situatat emergjente në det, sidomos në sezonin turistik dhe në periudha me kushtet e paqëndrueshme atmosferike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...