34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Laert Vasili rrëfen përplasjen me të atin dhe kujtimet e fëmijërisë: “Kur hodha bustin e Enverit, babai më quajti armik të popullit”

Në një intervistë të veçantë dhe të ngarkuar me emocione, aktori dhe regjisori i njohur Laert Vasili ka rrëfyer momente të forta nga jeta e tij personale, duke u ndalur veçanërisht te marrëdhënia komplekse me të atin, figura e të cilit ka ndikuar thellë në rrugëtimin e tij si artist dhe qytetar.

Vasili ka rrëfyer se në vitin 1991, në kulmin e lëvizjeve kundër regjimit komunist, ai ishte në krye të një mitingu në Sarandë, ku u hodh busti i Enver Hoxhës. Por në vend që të përballej me mbështetjen e familjes, u ndesh me kundërshtimin e ashpër të të atit.

“Përballemi në mes, para bibliotekës, unë dhe babai. Atë natë e kam kaluar në rajon”, kujton ai me emocione.
Në ’91 ika te daja në Delvinë, nja tre javë nuk shkova në shtëpi, sepse më akuzoi armik i popullit”.

Aktori tregon se në fëmijëri kishte pasion për futbollin, por i ati nuk e lejoi të ndiqte atë rrugë, duke pasur frikë se “do bëhej rrugaç”.

Nëse do i hyja futbollit, sipas babait do i kisha premisat për t’u bërë rrugaç. Në vitin 1989 kur u aktivizova në teatër, kishin filluar arratisjet nga Saranda në Korfuz. Kështu që e quajti si e keqja më e vogël”.

I ati, një idealist i bindur, nuk e mbështeti fillimisht as rrugën artistike të të birit, as pozicionimin e tij politik në vitet e para të ndryshimeve në Shqipëri.

“Për shumë vite nuk flisnim, përplaseshim. Më ka ngelur pengu që iku pa e bërë gjysh. Do doja të kisha folur shumë më tepër me të”.

Megjithatë, Vasili rrëfen se me kalimin e kohës, sidomos gjatë viteve të qëndrimit në Athinë, i ati filloi të ndihej krenar për arritjet e të birit.

Ky rrëfim i sinqertë vjen si dëshmi jo vetëm e përballjeve familjare në kohë ndryshimesh të mëdha shoqërore, por edhe e plagëve të pazgjidhura që lë pas një sistem i mbyllur. Laert Vasili tregon me ndjeshmëri se pengjet më të mëdha shpesh lidhen jo me mungesën e dashurisë, por me fjalët e pathëna dhe distancat emocionale që kohët e trazuara sjellin mes brezave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...