10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Një tjetër vrasje në vendin ku u gjet 35-vjeçarja, policia Italiane dyshon për një vrasje në seri

Një tjetër vrasje ka ndodhur në Sarzanë, shumë pranë vendit ku u gjet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare.

Viktima është një tranvestit, trupi i të cilit ishte i mbuluar me ferra. Jo shumë larg vendit të ngjarjes ndodhej makina e tij, ku u gjetën gjurmë gjaku.

Sipas raportimeve, viktima është vrarë me armë zjarri. Në trupin e tij, të hedhur mes ferrave janë gjetur shenja dhune.

Mediat italiane informojnë se një pistë e hetuesve është vrasja e prostitutës shqiptare dhe e travestitit nga i njëjti person. Gjithashtu po hetohet bota e prostitucionit: Vrasje nga një klient ose hakmarrje brenda grupit të rrjetit të prostitucionit.

35-vjeçarja shqiptare u gjet në argjinaturën e një përroi, me shenja dhune dhe e mbuluar me gjak. Mësohet se Nevila Pjetri ka tentuar të vetëmbrohet por nuk ia ka dalë pasi është qëlluar pas koke.

Një nga pistat e hetuesve është se shqiptarja mund të ketë dashur që të mos prostituonte më ose të dilte më vete. Ndaj është “firmosur” urdhri i saj i vdekjes.

Hetuesit raportohet se kanë shoqëruar një burrë për tu marrë në pyetje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“E godita në fytyrë me grusht, nuk e di sa herë” – Rrëfimi tronditës...

0
Në sallën e gjyqit të Hagës, 24-vjeçari Mark Samson rrëfeu detaje tronditëse mbi ngjarjen që çoi në vdekjen e ish-të dashurës së tij, studentja...

Zelensky viziton Mbretërinë e Bashkuar,”“është jetike që të vazhdojmë të përqendrohemi në mbështetjen e...

0
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë këtë të martë Mbretëria e Bashkuar, njoftoi Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey. “Do ta mirëpresim Presidentin Zelensky,”...

Dy persona vrarë në një bar pranë aeroportit të Frankfurtit, autori në arrati

0
Dy persona humbën jetën pas një të shtënë me armë në një bar në Raunheim, pranë aeroportit të Frankfurt, njoftoi policia gjermane. Sipas njoftimeve paraprake,...

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton ndezin spekulimet për lidhje pas reagimeve në Instagram

0
Thashethemet për një lidhje mes Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po marrin vëmendje të madhe, ndërsa dyshja duket se po “ushqen” spekulimet me veprimet...

Kuvendi miraton projekt-rezolutën për Iranin, opozita bojkoton votimin

0
Në seancën parlamentare të sotme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit si shtet terrorist. Votimi u zhvillua me pjesëmarrjen kryesore të...