31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Vrasja e 35-vjeçares në Itali, flet kunata: Na ndihmonte për çdo problem, nuk është e vërtetë se punonte prostitutë

Kunata e Nevila Pjetrit të vrarë në Itali teksa ka veshur rrobat e zizë shprehet e tronditur për ngjarjen. Ka qënë bashkëshorti i të ndjerës që ka lajmëruar familjen e saj në Elbasan ku jetojnë tre vellezërit me familjet e tyre.

Nusja e vëllait Sofia thotë se Nevila ishte e lumtur me jetën e saj ndaj lajmi i ka habitur pa masë. Ajo thotë se 35 vjecarja i ndihmonte vazhdimisht ekonomikisht pasi janë të varfër.

Dy ditë nga ngjarja familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri për ti kryer sipas zakoneve ritet mortore.

“Nuk është e vërtetë, këto që flasin. Nuk janë të vërteta që ka punuar ashtu. E di që është në punë. Të vërtetën ajo e di. I ndjehem mirenjohese per gjithcka, se kam sëmundje.

Më ka ndihmuar për hallet që kam pasur. Ajo e vëllezërit e tjerë. Lajmin e mësova nga bashkëshorti I kunatës, e përjetuam shumë keq, nuk e besonim kurrë. Kam folur me të ishte shumë e lumtur. Ishte katastrofë, nuk e prisnim.

Nuk e shpjegoj dot. Burri është shumë I tronditur. Se ajo doli si gjithmonë dhe nuk u kthye më. Po dinim gjithcka. Për problem jo. Një vit ka që ishte martuar. Na ndihmonte ekonomikisht, kur kishim një problem. E kisha më tepër se motër.

Kam kaluar një tronditje të madhe. Shteti të gjej vrasësin. Ndihmë pasi duhen shumë lekë që ta sjellin trupin nga Italia”– u shpreh ajo per mediat.

Në lidhje me lajmet se 35 vjecarja punonte si punonjëse seksi në Itali familjarja thotë se nuk ka patur dijeni, por e tronditur numëron rastet e shumta kur ka ndihmuar familjen e saj.

Trupi i pajetë i gruas shqiptare, u gjet gjysmë i zhveshur, pranë një përroi në Parmignola, në kufirin midis Toscana dhe Liguria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...