12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Njihuni me 12-vjeçarin gjeni që së shpejti do të fillojë studimet e doktoraturës

Belgu Laurent Simons (12), i cili mban nofkën “Ajnshtajni i vogël”, pas përfundimit të masterit në fizikën kuantike, synon që së shpejti të fillojë studimet e doktoraturës. Babai i tij, Alexander Simons bëri të ditur se 12-vjeçari Lauren studimet e doktoraturës do t’i regjistrojë në Institutin gjerman “Max Planck“

Megjithatë, ai nuk zbuloi detajet e programit, por theksoi se ”do të përfshijë kiminë, mjekësinë dhe fizikën, dhe se Laurent kohën më të madhe e kalon në laboratori”.

Alexander Simons tha se djali i tij nuk dëshiron të kufizohet në një fushë. Laurent Simons, i lindur në qytetin Ostend, shkollën fillore e kreu në moshën 6-vjeçare ndërsa në moshën 9-vjeçare filloi studimet në Belgjikë.

Ai u diplomua në moshën 11-vjeçare ndërsa këtë verë, në moshën 12-vjeçare përfundoi studimet master në Universitetin e Antwerpen-it.

Ai bashkëpunoi me një grup shkencëtarësh nga Instituti “Max Planck” për kërkimet mbi lazerët që zbulojnë kancerin nga mostrat e gjakut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...