Deputeti demokrat Flamur Noka ka shkaktuar tensione në seancën plenare të Kuvendit, teksa i tregoi gishtin e mesit mazhorancës gjatë fjalës së tij.
Duke folur për numrat në fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit, Noka deklaroi se shqiptarët do të votonin për numrin 1, që përfaqëson Partinë Demokratike, ndërsa për socialistët, të cilët kanë numrin 5, ai përdori një gjest fyese duke thënë: “Noc Rrokun” do merrni në zgjedhje.
Gjestin e tij e dënoi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila i tërhoqi vëmendjen deputetit demokrat, duke e cilësuar veprimin si të papërshtatshëm dhe të turpshëm për një seancë parlamentare.