15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Nuk do të marrim pjesë në votime”/Protestë në Vlorë ,banorët e lagjes “10 Korriku” kërkojnë investim në rrugë

“Ne nuk do të marrim pjesë në procesin e votimit të ardhshëm nësë nuk investohet në rrugën “Donika Kastrioti” në brendësi të lagjes “10 Korriku”. Kështu janë shprehur banorët e këtij blloku banimi ditën e sotme në një protestë të zhvilluar në hyrje të lagjes. Mbi 20 banorë kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne në këtë bllok banimi teksa kërkojnë vetëm rrugë dhe investime të cilat sipas tyre janë premtuar por kurrë nuk kanë gjetur zbatim.

“Jemi banorë të lagjes 10 korriku, rruga quhet Donika Kastrioti. Kjo rrugë është gangrenë për banorët, rreth 156 familje, kjo rrugë është një rrezik i madh, po të të zë shiu nuk del dot në rrugë kryesore. Bëhët fjalë rreth 2 km rrugë. Këtu vijnë kandidatë për deputet e kryetar bashkie, premtojnë. Na kanë premtuar që do e fusin në buxhet por vetëm gënjeshtra dhe mashtrime. Ne nuk do marrim pjesë në votime për asnjë subjett që na kanë gënjyer”- shprehen banorët.

Banorët tregojnë se në 70 vite rruga në fjalë ska parë asnjë investim teksa jo vetëm kryetari i bashkisë por edhe deputetin e zonës shprehen se e njohin vetëm si fytyrë dhe emër se asnjëherë nuk është paraqitur në zonë.Këta të fundit tregojnë se situata bëhet më alarmante gjatë ditëve me rreshje shiu por edhe gjatë mbrëmjes ku lagja pushtohet nga errësira dhe balta dhe banorët i merr frika të dalin nga banesa

2 km rrugë e cila fillon nga zona e bishtit të kalldrëmit deri në brendësi të lagjes 10 Korriku.Në këtë segment rrugor jetojnë cdo ditë 156 familje autoktone të Vlorës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...