17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Nuk duroj dot më, do vras veten’, gjendet i varur kontabilisti grek , dyshimet e para tek gruaja e tij me origjinë shqiptare

Një 47-vjeçare po merret në pyetje nga autoritetet greke si e përfshirë në vdekjen e një kontabilisti grek.

Mediat greke shkruajnë se 50 vjeçari u gjet i varur mbrëmjen e djeshme në apartamentin e tij në Moschato por ajo që në dukje ngjante vetëvrasje kishte shumë detaje të dyshimta. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një grua e cila kishte mbërritur në banesën e tij pak para se të ndodhte ngjarja. Gruaja ka deklaruar në polici se 50 vjeçari i kishte rreth 200 mijë euro borxh dhe se ata njiheshin prej 10 vitesh.

Sipas informacioneve të ERT-së, të shtunën e kaluar persona që kishin investuar para tek ai kanë shkuar në zyrën e 50-vjeçarit në Kallithea dhe e kanë rrahur. Në vendngjarje është thirrur edhe policia. Mediat përmendin dhe gruan e kontabilistit grek. Sipas tyre nëna e dy fëmijëve, e cila ishte me origjinë shqiptare i kishte marrë të gjitha paratë greku pasi kishte akses në llogaritë e tij bankare. Pasi i kishte marrë paratë, shqiptarja ishte larguar nga apartamenti ku jetonin.

Gruaja u pohoi oficerëve se në takimin e saj të fundit me kontabilistin ai kishte qenë i dëshpëruar pasi nuk kishte ku të gjente paratë e marra borxh nga investitorët.

Gjatë takimit, sipas 47-vjeçares, ka ndodhur një përleshje, gjatë së cilës, siç pretendon ajo, 50-vjeçari ka marrë një kordon dhe ka kërcënuar se do vriste veten.

‘Nuk duroj dot më, do vras veten’-i ka thënë ai gruas. Më pas ajo i kishte tërhequr një karrige pranë duke e nxitur 50 vjeçarin t’i jepte fund jetës së tij.

‘E ndihmova, i shtyva karrigen ‘-tha ajo.

Ajo që po shqyrtohet nga ELAS është nga njëra anë pretendimi i 47-vjeçares se ka pasur mosmarrëveshje financiare dhe nga ana tjetër nëse ka pasur një person të tretë në apartament ne Moschato.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...