9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

“Nuk e donte burrin” – Vëllai i viktimës në Fier rrëfen prapaskenat: Nuk më linte të flisja me të, kishte konflikt të vazhdueshëm me gruan

Një dëshmi tronditëse ka dalë në dritë pas vrasjes së 56-vjeçarit Anesti Rama në fshatin Frashër të Patosit, ku dyshohet se ai është mbytur me tel nga vajza e tij, Emanilda Rama, ndërsa e shoqja ndihmoi për të fshehur gjurmët.

Ferdinand Rama, vëllai i viktimës, nga Greqia ku jeton prej vitesh, ka folur për mediat, duke zbuluar tensionet që ekzistonin prej kohësh në familje.

“Kisha dy vjet e gjysmë pa folur me vëllanë tim, sepse gruaja e tij nuk e lejonte. Ishin të shkëputur nga pjesa tjetër e familjes. Kishim dëgjuar që nuk shkonin mirë bashkë, ajo vetë thoshte: ‘Nuk e dua burrin. Merreni, bëni çfarë të doni’”.

Ferdinandi tregon se lajmin për vdekjen e mori nga kunata e tij, e cila i telefonoi për të njoftuar:

“Gruaja ime mori telefonatën. I thanë që Anesti ka vdekur”.

Ai shton se, për shkak të mungesës së kontakteve direkte, shëndetin e të vëllait e mësonte nëpërmjet një vëllai tjetër:

“Pyetja gjithmonë si është, më thoshin: është mirë, por pak i dobët, ka pak kollë”.

Hetimet: Një familje që fshihte konflikte të thella

Sipas burimeve nga grupi hetimor, vajza 26-vjeçare ka përdorur një mjet strangulues (tel) për të vrarë babanë, ndërsa e ëma ka ndihmuar në fshehjen e krimit, duke larë dhe pastruar trupin për të maskuar dhunën si një vdekje natyrale.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar shenja dhune në qafën e viktimës, ndërsa hetuesit janë duke analizuar të gjitha provat për të zbardhur të plotë ngjarjen, që ka tronditur opinionin publik.

Familja Rama, që në pamje të jashtme dukej e mbyllur dhe e qetë, rezulton të kishte përplasje të rënda brenda mureve të shtëpisë – një realitet i dhimbshëm që përfundoi në mënyrën më tragjike të mundshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte , 20 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Premte, 20 Mars 2026

0
Më 20 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Paraditja do të sjellë intervale...

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...