19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Zjarr në fushën e Aviacionit në Vlorë, banorët në alarm: “Presim të digjet ndonjë shtëpi që të marrin masa”

Një zjarr i përmasave shqetësuese ka rënë këtë të mërkurë në zonën e njohur si fusha e Aviacionit, në lagjen Kushtrimi të Vlorës, duke kthyer frikën tek banorët për një situatë që rrezikon të përsëritet çdo verë. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një zonë me vegjetacion të thatë dhe të lënë pas dore, duke rrezikuar banesat përreth.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, zjarri nisi papritur dhe u përhap me ritme të shpejta, ndërsa ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një aksident apo zjarrvënie të qëllimshme. Banorët janë detyruar të ndërhyjnë vetë në momentet e para, për të ndalur përhapjen e flakëve.

“I pari që reagoi ishte një elektriçist i lagjes, i cili lokalizoi vatrën derisa mbërritën zjarrfikësit”, tregojnë banorët, të cilët shprehen se nuk është hera e parë që zona përballet me rrezik të tillë. Vetëm një vit më parë, një tjetër zjarr kërcënoi banesa dhe depo private, por asnjë masë parandaluese nuk është marrë që atëherë.

Një prej banorëve i revoltuar u shpreh:

“Nuk jam as i partive, as i ideve. Jam i krahëve, punoj, paguaj taksa dhe dua shërbime nga bashkia. Po t’i shikosh, as barin nuk e presin, edhe shërbimet më minimale mungojnë. Ne po presim të digjet ndonjë shtëpi që të marrin masa?”

Zjarri u vu nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, të cilat arritën në kohë dhe neutralizuan flakët pa shkaktuar dëme në njerëz apo banesa, por ngjarja ka ringjallur shqetësimin për mungesën e mirëmbajtjes dhe kontrollit në zonat e gjelbërta, që përbëjnë rrezik të përhershëm gjatë muajve të verës.

Banorët e lagjes Kushtrimi i bëjnë apel Bashkisë së Vlorës dhe autoriteteve përkatëse që të ndërhyjnë urgjentisht me pastrim të zonës, si dhe të hartojnë një plan konkret për parandalimin e zjarreve, përpara se situata të dalë jashtë kontrollit.

“Nuk duam të zgjohemi nga flakët, por nga zgjidhjet,” thonë ata.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...