10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Nuk janë dy kokë dele, por janë dy baballarët e opozitë “, Ministrja Spiropali sfidon opozitën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, reagon ndaj sulmeve të Ilir Metës ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, duke kërkuar nga opozita të dalë e të shprehet para Kuvendit për të qenë të qartë në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj SPAK. Spiropali thekson se është koha që ata të kenë një qëndrim të hapur për dy liderët e tyre dhe të mos e shikojnë SPAK si organizatë kriminale, por si institucion të drejtësisë. Ajo akuzon opozitën për përdorimin e një gjuhe të dhunshme dhe sfidon ata të shprehen qartë në lidhje me këtë çështje.

“Ju që keni opinion për gjithçka dhe gjithëkënd, a keni ju një opinion për dy baballarët në majë të thanës ku jeni ngjitur të tërë. Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK dhe tjetri në majën e dëlirit të madhështisë ku kafshon SPAK dhe kreun e SPAK nëpër ekrane e ku t’i dalë para. A keni ju një opinion për këto, meqë keni opinione për gjithçka, bëni prokurorin e gjyqtarin. Gjuhën e dalë nga binarët e mendjes së dy baballarëve në majë të thanës ju as nuk e përmendi, të dy presidentë të kësaj republike, dy kryeministra, të dy bela të këtij populli. Ju nuk mund as të shpreheni dhe vini këtu e doni të bëni sherr e rrëmujë dhe të na thoni njëherë e mire ca opinioni keni për ulërimat e tyre. Nuk janë dy kokë dele, por janë dy baballarët e opozitë suaj në emër të cilëve vini këtu e na drejtoni gishtin për drejtësinë, ju që jeni të zhytur kokë e këmbe, vetëm dy gishta jashtë. Ju mendoni se mund të hani thana në pemët e tyre dhe vilni votat në koshin e popullit. Duke i mbajtur të dy ata mbi supe siç mbanin shërbëtorët njëherë e një kohë mbretërit në ato karroca, vini këtu të mbani peng këtë kuvend me hallin e madh që ka gjet ata dy. Çohuni thoni qartë ca është SPAK organizatë kriminale, apo pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë që po luftojnë pandëshkueshmërinë. Përgjigjja mos të jetë si hera e kaluar se kur SPAK godet Ramën është institucionet e drejtësisë e kur godet baballarët tuaj është organizatë kriminale”, tha Spiropali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...