32.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“Lufta e qeverisë ka favorizuar grupe kriminale në tregtimin e narkotikëve”, Bardhi në seancë plenare

Gazment Bardhi, anëtar i parlamentit, kërkon futjen në rendin e ditës mocionin me debat në lidhje me prodhimin e lëndëve narkotike në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për favorizimin e grupeve kriminale në tregtinë e narkotikëve.
Bardhi shprehet se kjo çështje është shqyrtuar në konferencën e kryetarëve, dhe se grupi parlamentar i PD ka paraqitur kërkesën për mocion duke argumentuar se Shqipëria është vend prodhues dhe tranzit për lëndën narkotike, duke kërkuar përgjegjësi për qeverinë për procedurat penale ndaj zotit Rama.

‘Në shkelje të rregullores ju shkelët një çështje që është shqyrtuar në konferencën e kryetarëve. Nuk e keni sjellë në seancë plenare. Grupi parlamentar i PD, ka paraqitur kërkesë për mocion me debat sa i takon prodhimit shitjes së lëndëve narkotike në vend. Bazuar në shqetësimin si vend prodhues i lëndës narkotike, dhe vend tranzit. Lufta e qeverisë ka favorizuar grupe kriminale në tregtimin e narkotikëve. Keni marrë përsipër të bëni avokatinë e Olsi Ramës. Morët urdhër politik për ta bllokuar. Por keni detyrim të shpjegoni pse e bllokoni. Kemi detyrim për 10 minuta kohë të shpjegojmë pse duhet futur mocioni në seancë. Nuk mund të mbyllni kuvendin se pse nuk keni mbyllur dot procedimin penal për zotin Rama’, tha Bardhi.

Në përgjigje, kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, thotë se debati për këtë çështje është ezauruar nga drejtësia dhe kuvendi, duke theksuar se ka pasur hetime dhe vendime gjyqësore në lidhje me të, dhe se komisioni hetimor ka ezauruar debatin politik, duke mohuar nevojën për mocion dhe debat të rinj për këto çështje.

Ne nuk pranuan as rendin e ditës për ta diskutuar këtë çështje se është ezuruar nga drejtësia dhe kuvendi. Po të lexosh kërkesën e bërë nga grupi i PD, duket qartë që referencat lidhen duke filluar nga grupi Habilaj që është hetuar, janë marrë vendime nga gjykatat, për të vijuar me Xibrakën që është hetuar gjykuar dhe mbi të gjitha edhe një debat politik është bërë në kuvend për këto çështje. Ka pasur edhe një komision hetimor që e ka ezuaruar debatin politik. S’ka arsye që të ketë mocion dhe debat për këto çështje’, iu përgjigj Çuçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...