8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Nuk ju garantojnë se ju prishen prodhimet”/ Berisha me fermerët në Belsh: “Punoni dhe prodhoni në kushtet e një rreziku të lartë”

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët, në Belsh të Elbasanit nga ku shpalosur problemet e bujqësisë shqiptare, për të cilat bënë fajtore qeverinë e Edi Ramës, e cila sipas tij zbaton “politikën” e subvencionit zero.

Berisha theksoi se në 2013 Shqipëria u shndërrua në eksportues të produkteve blegtorale, kryesisht me bazë qumështin ndërsa sot nuk konkurron dot me Serbinë e as Kosovën, duke importuar qumësht, djathë e vezë.

“Të gjitha këto ndodhin në një kohë kur qeveritarët siç keni marrë vesh ju dhe siç kalohet nga skandali në skandal për ju nuk kanë para për të subvencionuar prodhimet tuaja. Nuk iu paguajnë ju TVSH, paçka se çdo gjë ju e bëni me TVSH. Por për të firmos vendime me 420 milionë euro për 3 djegësa, se është edhe një në Elbasan që se merr në dorëzim Bashkia socialiste se është rrangalle, këtë e bëjnë.

Ju nuk ju garantojnë se ju prishen prodhimet. I vetmi vend në Europë që prishjen e prodhimit nuk e subvencionon. Shkoni në Kosovë dhe pyesin, do të gjeni një situatë krejtësisht tjetër. Nëse ke mbjellë luleshtrydhe apo diçka tjetër që ta prishë bryma, ti ke një subvencionim për humbjen e produktit.

 

Ju punoni dhe prodhoni në kushtet e një rreziku të lartë. Këtu duhet të ndërhyjë shteti. Me fondet e tij dhe të grumbulluesve krijon fondin e rrezikut. Vërtet ti shtyp mollët me traktor apo hedh domatet në kanal, ama dëmshpërblehesh me diçka, nuk të shkojnë dëm kursimet e shpenzuara aty.

Kjo situatë po përkeqësohet vazhdimisht. Ju për të aplikuar për subvencion e kni shumë të vështirë, në një kohë që duhet të jetë një veprim automatik mbi bazën e prodhimit. Nuk ka gjë më të ndershme se ky subvencion.

Në rrezik është Shqipëria se po falimentuat ju, falimenton Shqipëria. Jemi përpjek shumë për infrastrukturën dhe e meritoni. Subvencionuam ullirin, arrorët etj… por qeveritë e tjera pas nesh duheshin të avanconin. Në 2013 arritëm të ishim eksportues qumështi dhe vezësh falë punës suaj. Është rrit sot importi i qumështit, djathit kosit nga Serbia me 250%. Ky na flet për Ballkanin e Hapur. Ne jo Serbinë por as Kosovën nuk konkurrojmë dot, se ata marrin 450 euro për hektarin e grurit. Serbia e subvencionon 80 herë më shumë. A duhet t’i themi ndal kësaj rrokullie? S’mund të jeni ju dhe familjet tuaja që jetoni me çurg djerse në konjukturat e motit apo të kohës”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...