31.6 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Kreu i PD-së takim me fermerët në Belsh: “Qeveria duhet të subvencionojë të gjitha prodhimet

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, po mban sot një takim me fermerët në Belsh.

Ai u shpreh se është e nevojshme që qeveria të subvencionojë fermerët në mënyrë që të përballohen kostot dhe prodhimi të jetë në përputhje me standardet.

“Këto nuk vijnë nga mosdija. Vijnë nga mungesa e përgjegjësisë por edhe e ndjenjave ndaj jush sepse ai që e di çdo të thotë i ftohti, nuk sillet kështu, por mendon se si tu ndihmojë sepse ndihma juaj kthehet në mirësi jo vetëm për ju por për ekonominë e vendit, shoqëri, ushqimin e shoqërisë, në mëkëmbje të vendit.

Kjo nuk ekziston këtu.

 

 

Nëse ashtu siç ju e përmendët, ishin vetëm fillimet, ne u morëm me të gjithë mundësitë tona për të krijuar infrastrukturën e duhur për ju. Subvencionet duheshin shumëfishuar. Por qeveria duhet të subvencionojë të gjitha prodhimet. Qeveria nuk bën shpikje apo bamirësi. Bën atë që bën çdo qeveri përreth, duke nisur nga bimët, perimet, dhitë, delet, i subvencionon.

Po pse? Që të përballoni koston dhe ju të fitoni të prodhoni në përputhje me standardet. T’ju them diçka, një shkrimtar francez në fund të shek. 19 udhëtoi në perandorinë otomane. Shkroi se gjeti ushqim të shijshëm. prodhimet tona janë të shijshme, kemi toke pjellore të bekuar”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...